Grindet per lokalin, plagos me arme vellain
BERAT- Sherri per pronen ka shtyre nje banor te fshatit Allambrez te komunes Kutallit te Beratit, te qelloje te vellain me arme. Ka qene ora 20.00 e mbremjes se te henes, kur eshte ndezur nje sherr i ashper per motive pronesie, mes vellezerve Merkaj. Dy prej 3 vellezerve, Xhevairi dhe Agimi i kane kerkuar vellait tjeter, Petritit, ta mbylle lokalin qe ai kishte ne perdorim, pasi ky i fundit si pasoje e konsumimit te alkoolit, kishte shkaktuar shume probleme tek banoret e fshatit. Pas grindjes me fjale, Petrit Merkaj ka marre nje arme automatike dhe ka qelluar ne drejtim te vellait te tij Xhevairit, 30 vjec, duke e plagosur ate ne shpatull, me pas ka tentuar te vrase edhe vellain tjeter, Agimin,i cili eshte edhe kryeplaku i fshatit, por eshte ndaluar nga te afermit. Menjehere pas marrjes se informacionit, ne vendngjarje kane mberritur forcat e komisariatit te policise, te cilet pas grumbullimit te informacionit dhe pyetjes te deshmitareve, kane arrestuar autorin Petrit Merkaj, i cili ka tentuar te largohej nga vendi i krimit dhe t'i fshihej policise. Por nuk ka mundur dot, pasi ardhja e policise ka qene shume e shpejte, duke bere te mundur kapjen e autorit dhe armes se tij me te cilen kreu edhe plagosjen. Nderkohe vellai i tij me plage ne trup, eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Beratit, ku i eshte nenshtruar mjekimit dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Dy vellezerit e autorit te krimit, kane deshmuar ne polici, se Petriti ishte person problematik ne fshat, pasi gjate gjithe kohes ishte i alkoolizuar. Ne pohimet e tyre, vellezerit Merkaj thone se kishin lajmeruar disa here forcat e policise, per kercenimet e te vellait se do t'i vriste, por asnje mase nuk ishte marre per ndalimin e tij. "Ai na kercenonte shpesh se do ju vras. Por u desh qe ai te qellonte vertet qe kercenimi te besohej", u shprehen dy vellezerit Merkaj. Kjo eshte ngjarja e pare e ndodhur kete vit ne Qarkun e Beratit, ku grindjet brenda familjes arrijne deri ne perdorimin e armeve. Sipas policise autori ka qene i denuar me pare me te njejten veper penale, ate te "plagosjes se rende".