Ther gruan i semuri mendor
Fier-Qellon gruan me thike, sepse nuk i kishte gatuar darke. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gjinoqare te rrethit te Fierit. Besim Laci, 40 vjec banor i ketij fshati, eshte autor i ketij krimi, qe per fat nuk i ka shkaktuar vdekjen bashkeshortes se tij. Krimi ne familje ka ndodhur rreth ores 23.00 te mbremjes se te henes. 40-vjecari eshte kthyer vone ne shtepi dhe i ka kerkuar gruas, t'i shtronte darken per te ngrene. Mos pergatitja e ushqimit nga ana e saj, ka nxitur edhe nisjen e nje sherri te forte mes bashkeshorteve. Nderkohe mesohet se 2 femijet e ciftit ne ate ore, ndodheshin ne gjume ne dhomen tjeter te shtepise. Ne debat e siper, Laci ka marre thiken ne tavolinen e bukes dhe ka qelluar dy here gruan e tij, duke i shkaktuar plage te renda ne trup. Te bertiturat e gruas, kane alarmuar familjare te tjere te shtepise, te cilet pasi kane hapur deren, kane pare 36-vjecaren te shtrire ne dysheme. Ajo eshte derguar menjehere ne spitalin e Fierit, ku i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale. Bluzat e bardha te spitalit te ketij qyteti, kane pohuar se tehu i thikes i kishte demtuar shpretken dhe kjo e bente domosdoshmeri heqjen e ketij organi. Forcat e policise te njoftuara per ngjarjen kane mberritur ne shtepine e Besim Lacit dhe kane arrestuar autorin, i cili nuk ishte larguar nga vendngjarja. Per zbardhjen e shkakut te ketij krimi, policia ka marre ne pyetje familjaret. Ndersa vete gruaja e plagosur ka pohuar, se bashkeshorti i saj vuante prej disa vitesh nga shqetesime mendore.
Detaj
Grindja
Mospergatitja e ushqimit nga ana e saj, ka nxitur edhe nisjen e nje sherri te forte mes bashkeshorteve. Ne debat e siper, Laci ka marre thiken ne tavolinen e bukes dhe ka qelluar dy here gruan e tij, duke i shkaktuar plage te renda ne trup.
XH. Beharaj
Detaj
Grindja
Mospergatitja e ushqimit nga ana e saj, ka nxitur edhe nisjen e nje sherri te forte mes bashkeshorteve. Ne debat e siper, Laci ka marre thiken ne tavolinen e bukes dhe ka qelluar dy here gruan e tij, duke i shkaktuar plage te renda ne trup.
XH. Beharaj