E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meksikë, gjendet një bebe alien

 

Një bebe alieni i gjallë është gjetur nga një fshatar në Meksikë në vitin 2007. Televizioni meksikan ka transmetuar pamje të kësaj krijese të jashtëzakonshme, pasi shkencëtarët vendosën ta bënin publik lajmin pas dy vitesh ekzaminimesh të detajuara. Krijesa është gjetur nga Marao Lopez në një pellg dhe ai është përpjekur për orë të tëra ta mbyste, duke e mbajtur të zhytur në ujë, por pa rezultat. Pas dy vitesh shkencëtarët pranuan se nuk kanë parë kurrë një gjë të tillë. Krijesa ka një skelet xixëllonje, dhëmbë pa rrënjë dhe mundësinë për të qëndruar për orë të tëra në ujë. Veç kësaj një tru të madh sidomos në pjesën e pasme, gjë që tregon inteligjencë të madhe. Ndërkohë, Lopez ka vdekur në një aksident të mistershëm. Ai është djegur ndërsa makina e tij e parkuar ka marrë flakë. Sipas një eksperti amerikan për UFO-t, Joshua P. Warren, djegiet kishin një temperaturë më të lartë se ajo që krijohet nga zjarri normal. Në Meksikë mendohet se makinën e kanë djegur prindërit e krijesës. Fshatarët e zonës thonë se në pellg kanë parë edhe krijesa të tjera të ngjashme, por ato largohen sapo ata afrohen. Lajmi ka bërë bujë edhe në Gjermani, ku në revistën “Bildt” është hapur një debat i madh nëse qenia është alien apo sajesë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›