E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindje ne cift, plagosen 2 te rinj

Dy te rinj jane plagosur me arme pas nje grindje mes tyre. 27 vjecari Genci Ilnica, ka qelluar me arme tip pistolete mbi te dashuren e tij Elsa Telhai 19 vjec, me te cilen bashkejetonte prej disa kohesh, por qe ishin ne prag ndarjeje. Burime nga policia bejne te ditur se shkak i kesaj plagosjeje ka qene nje grindje mes çiftit. Pasi ka shtene mbi 19 vjecaren , 27 vjeçari Ilnica ka qelluar edhe mbi vete. Ngjarja ka ndodhur ne banesen ku ata bashkejetonin, ne rrugen Niko Avrami ne Tirane.Nderkohe mesohet se dy te rinjte jane derguar menjehere ne spital. Burime nga urgjenca e spitalit Nene Tereza, thone se vajza ka eshte plagosur pasi nje plumb e ka prekur shkarazi ate ne koke. Me pas ajo eshte percjelle per ne spitalin ushtarak. Te dy te rinjte jane jashte rrezikut per jeten. Forcat e policise kane arritur menjehere ne vendngjarje dhe po bejne te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›