E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, trafikonte moldaven, arrestohet

KORÇE – Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar që po tentonte të trafikonte drejt Greqisë një vajzë moldave. 

Burime të policisë bënë të ditur arrestimin e Astrit Qokthit, banor i Shkodrës, mesnatën e së premtes në kufirin e gjelbër greko-shqiptar, pranë Devollit. Në momentin e arrestimit së bashku me të ka qenë edhe vajza me iniciale O.A., 22 vjeçe.  Mësohet se policia kishte siguruar informacione të sakta për orën dhe vendin e kalimit të trafikantit. Rreth 30 metra përpara se të kalonin kufirin shtetëror, ata janë ndaluar nga uniformat blu. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se qëllimi i Qokthit ishte kalimi i 22-vjeçares përtej kufirit dhe dorëzimin e saj te trafikantët grekë.                      j.gj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›