E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga ish-nëpunësit të gjendjes civile

SHKODER - Pranga ish-nëpunësit të gjendjes civile të komunës Kelmend. Policia e Shkodrës ekzekutoi dje urdhër-ndalimin e lëshuar nga 

Prokuroria e rrethit ndaj 50-vjeçarit Mark Kapaj, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe shpërdorimit të detyrës. Mësohet se Kapaj ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi nga hetimet ka rezultuar se duke qenë nëpunës i Gjendjes Civile të komunës Kelmend në Malësi të Madhe, ai kishte lëshuar certifikata false në kohë të ndryshme, gjatë periudhës së qëndrimit të tij në këtë vend pune. Seksioni i Luftës Kundër Krimit Ekonomik-Financiar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut kishte mundësuar dokumentimin e plotë të dyshimeve të ngritura për ta. Materialet i kanë kaluar prej disa javësh Prokurorisë, e cila e shpalli atë person të implikuar. Hetimet po vazhdojnë për të mësuar mbi identitetin e personave që janë pajisur me dokumentet e lëshuar nga zyra e komunës.                                      r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›