E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb paratë, ushtari inskenon rrëmbimin

TIRANE – Një ushtar i repartit KOMANDO në Zall-Herr, improvizoi një skenë pengmarrje dje në mbrëmje, pasi humbi 100 mijë lekë në bixhoz. 

Sipas hetimeve të policisë, dyshohet se improvizimi është kryer nga ushtari me qëllim që ai të justifikonte para familjes humbjen e parave. Në orët e mbrëmjes së djeshme, Petrit Ramadani, 24 vjeç, efektiv i repartit KOMANDO, ka telefonuar familjen e tij dhe ka lajmëruar se disa persona e kishin marrë peng për para dhe po e transportonin me makinë në drejtim të Durrësit. Familja e ushtarit ka lajmëruar policinë, e cila është vënë menjëherë në lëvizje. Sapo ka mësuar për këtë fakt, ushtari i Zall-Herrit Petrit Ramadani, ka telefonuar familjen e tij, duke i lajmëruar të afërmit se pengmarrësit e kishin liruar, pasi i kishin marrë paratë.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›