Akademia e Shkencave aktivitet per Kadarene

Tirane 27 janar NOA 8211 Me rastin e ketij pervjetori 75-vjetorit te shkrimtarit Ismalil Kadare Akademia e Shkencave e Shqiperise ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve do te organizoje diten e hene ne oren 1100 ne sallen Aleks Buda nje konference jubilare.
Studiues dhe njohes te vepres se akademikut Ismail Kadare do te mbajne referate mbi krijimtarine e tij letrare nderkohe te ftuar do te jene edhe personalitete te larta shteterore. Kadare eshte shkrimtari me i njohur shkrimtar ne arenen nderkombetare i perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe i vleresuar nga kritika boterore.
Ismail Kadare lindi me 28 janar 1936 ne Gjirokaster ku perfundoi edhe arsimin e mesem me 1958 mbaroi degen e Gjuhes e te Letersise ne Universitetin e Tiranes. Me pas shkoi ne Moske me studime per dy vjet ne Institutin e Letersise Boterore Maksim Gorki 1958-1960.
Rrugen e krijimtarise letrare e nisi si poet qe ne vitet e gjimnazit Frymezime djaloshare 1954 nderrimet 1957 por u be i njohur sidomos me vellimin Shekulli im 1961 qe u pasua nga vellimet e tjera poetike. Por sot Kadare eshte i njohur per prozen e tij ku vepra e pare e rendesishme eshte Qyteti pa reklama. Romane te tjera si Gjenerali i ushtrise se vdekur 1964 Keshtjella 1975 Kronike ne gur 1970 etj. vazhdojne te kene sukses.
Qe prej vitit 90 shkrimtari jeton mes Parisit dhe Tiranes. Ismail Kadare eshte laureat i shume cmimeve letrare kombetare dhe nderkombetare. Ne vitin 2005 fitoi cmimin The Booker Prize Man eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes se Shqiperise me Urdhrin Nderi i Kombit dhe nga shteti francez me urdhrat Kryqi i Legjionit te Nderit e Oficer i Legjionit te Nderit.
Ne vitin 2009 u nderua me mimin e madh spanjoll Princi i Asturias per Letersi nje nga cmimet me prestigjioze ne boten letrare. Ne kete konference jubilare do te merren ne shqyrtim aspekte te ndryshme letrare por edhe raportet e shumediskutuara te shkrimtarit me kohen kur jetoi.
NOA