Gripi i derrave; Arrin në 53 numri i të vdekurve
Numri i të vdekurve nga virusi A (H1N1) ka arritur në 53 gjatë ditës së djeshme, në katër shtete. Organizata Botërore e Shëndetësisë bënë me dije se Meksika raporton zyrtarisht 1626 raste të personave të prekur me virusin A, prej të cilëve 48 të vdekur. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar 2532 raste të prekura me virusin e derrave, duke përfshirë këtu edhe tre të vdekur. Kanadaja ka raportuar 284 të infektuar, përfshi një të vdekur. Kosta Rika ka raportuar tetë persona të infektuar me virusin A, përfshi këtu edhe një të vdekur. Ndërsa OBSH-ja bën me dije edhe hartën rasteve të personave të prekur me virusin H1N1 në të gjithë botën. Bazuar në të dhënat e marra nga laboratorët e disa shteteve kanë konfirmuar këto raste, por pa asnjë të vdekur, Argjentina (1), Australia (1), Austria (1), Brazili (8), Kina (2), Kolumbia (3), Danimarka (1), Salvadori (4), Franca (13), Gjermania (11), Guatemala (1), Irlanda (1), Izraeli (7), Italia (9), Japonia (4), Holanda (3), Zelanda e Re (7), Norvegjia (2), Panamaja (15), Polonia (1), Portugalia (1), Republika e Koresë (3), Spanja (95), Suedia (2), Zvicra (1), Mbretëria e Bashkuar (47).