Gripi i derrave, ISHP: Situata nuk është alarmante
Specialistë të ISHP kanë qenë sot në Rinas ku kanë inspektuar punën e specialisteve, në kuadër të marrjes së masave kundër gripit të derrave. Sipas drejtorit të ISHP, Ylli, grupi po punon me 3 turne, ai shprehet se situata nuk është alarmante.
TIRANE- Në kuadër të masave kundër gripit të derrave specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë inspektuar punën e grupit të këtij instituti që është stacionuar prej disa ditësh në aeroportin “Nënë Tereza”. Sipas Drejtorit të ISHP-së Alban Ylli, grupi i specialistëve po punon 24 orë, ndërsa shprehet se situata nuk është alarmante.
“Në Rinas grupi i ngritur po punon me 24 orë të plota në shërbim shëndetësor. Dhe nuk është e nevojshme që çdo qytetarë që vjen nga jashtë të këshillohet. Udhëzimet e MSH janë të qarta do të ofrohet shërbim të gjithë atyre personave që kanë shenja dyshuese, të cilët edhe këta persona janë të lutur të bashkëpunojnë për të marrë ndihmën mjekësore. Të gjithë rrethet e vogla kufitare duhet të rrisin personelin për të ofruar shërbim 24 orë që të rrisim shansin në rast të pranisë së gripit ta kapim atë që në kufi”- u shpreh Ylli.
Po në kuadër të marrjes së masave për parandalimin e futjes së virusit të gripit të derrave në vendin tonë Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës ka zhvilluar një takim me Epidiemolog, Infeksionistë dhe specialistë të ISHP-së. Sipas Drejtorit Mill Gecaj ASHR-ë ka marrë të gjitha masat për parandalimin e këtij virusi.
“Rasti është serioz pasi OBSH ka shkuar në fazën pesë, çka është një alarm. Nuk është momenti për të shpallur panik, por edhe masat duhen marrë, Shqipëria është i rrezikuar nga ky virus njëlloj sa vendet e BE-së. Vaksinë për këtë njëlloj virusi nuk kemi, por kemi vaksina antivirale”- u shpreh Gecaj. (a.r/news24/balkanweb)