E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i PPE, Berisha: Në qershor, zgjedhje të lira

Kryeministri Berisha deklaroi në seancën e Kongresit të Partive Popullore Europiane, në Varshavë , se e djathta në Shqipëri do t'i fitojë zgjedhjet e qershorit. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se Berisha premtoi zgjedhje të lira. 

VARSHAVE- Kryeministri Berisha deklaroi në seancën e Kongresit të Partive Popullore Europiane, që po mbahet në Varshavë , se e djathta në Shqipëri do t'i fitojë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
"Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, sepse shqiptarët janë njerëz të mençur, ata e dinë se të votosh majtas do të thotë të votosh për muret e krimit e korrupsionit. Ata nuk do të votojnë për mure, do të votojnë për horizonte që shndërrohen në realitet", u shpreh Kryeministri Berisha në fjalën e mbajtur në Kongresin e PPE.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se Kryeministri Berisha në fjalën e tij premtoi për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kryeministri Berisha e vlerësoi organizimin e Kongresit të PPE-së, si një ngjarje shumë të madhe dhe levë shumë të fuqishme për një fitore të re të ardhshme të Partive Popullore në mbarë Europën, në interesin më të mirë të Europës. Kryeministri u ndal në veçanti në luftën e qeverisë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku tha se qeveria që drejton ka shënuar rezultate të spikatura.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›