Gripi i derrave, katër raste të reja në Itali
U konfirmuan dje në shtetin fqinj katër raste të reja të infektuarish nga virusi H1N1. Lajmi u dha zyrtarisht përmes një komunikate të Ministrisë italiane të Punës e të Shëndetit. Rasti i parë i përkiste një gruaje 34-vjeçare, e cila ishte kthyer në Verona nga Nju Jorku më 26 maj, përmes aeroportit të Milanos.
Gruaja, e cila me të mbërritur shfaqi shenja gripi dhe rritje të temperaturës, u vizitua në spital dhe aktualisht është izoluar në shtëpinë e saj, ku i është nënshtruar edhe trajtimit të kujdesshëm mjekësor. Nga autoritetet shëndetësore italiane mësohet se gjendja e saj është e mirë dhe se nuk ka vend për shqetësime të mëtejshme.
Rasti i dytë i përket një të riu rreth të 20-ave, i ardhur nga Nju Jorku, por përmes një fluturimi jo të drejtpërdrejtë përmes Amsterdamit. Mësohet se i riu ka mbërritur në Bolonjë më 25 maj. Edhe ai, pas ekzaminimeve të kujdesshme spitalore, për momentin është i izoluar në shtëpinë e tij pa probleme shqetësuese për shëndetin.
Rasti i tretë i përket një burri rreth të 30-ave, i cili ka mbërritur në Romë më 24 maj, përmes një fluturimi jo të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku. Që në çastin e mbërritjes u vizitua në spital, pasi vuante nga shenja gripale dhe kishte temperaturë të lartë. Rasti i katërt i përket një gruaje 45-vjeçare e kthyer në Bolonja përmes Parisit, më 28 maj. Që të dy gjenden të izoluar në shtëpitë e tyre, në pritje të shërimit të plotë. Në komunikatën e autoriteteve shëndetësore të shtetit fqinj vërehej se tashmë janë regjistruar të gjithë njerëzit që kishin pasur kontakte të afërta me të infektuarit dhe se qe të gjithë ishin nën vëmendje të rreptë.