Myslimanët Obamës: Vepra, jo fjalë
Presidenti Obama ka ngjallur shpresën për zbutjen e mosmarrëveshjeve ndërfetare për më shumë se 1 miliard myslimanë të shpërndarë në të gjithë globin. Për t‘i bërë për vete mendjet e tyre skeptike pas luftës së gjatë "kundër terrorit", e cila nga shumë prej tyre shihej si sulm ndaj islamit, fjalimi që Obama ka planifikuar të mbajë kësaj jave duhet të përmbajë prova të ndryshimit të vijës amerikane karshi myslimanëve. Ose të paktën këtë mendojnë politikanët dhe analistët e vendeve më të mëdha myslimane, pa harruar të nënvizojnë edhe rëndësinë e zgjidhjes së konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Që nga Kuala Lumpur deri në Kabul, nga Ramallahu në Rijad, mesazhet për Obamën sillen rreth këtij shqetësimi, bashkë me kërkesën për shkëputjen e plotë nga politika armiqësore e epokës Bush. "Nuk është ende vonë për të riparuar raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës myslimane", thotë Tifatul Sembiring, president i një partie islamike të Indonezisë, një prej vendeve me popullsi më të madhe myslimane në botë. "Por Obama duhet të na japë prova se nuk do ndodhë një tjetër luftë oportuniste, si ajo e Irakut".
Rasti më i mirë për të fituar botën arabe dhe myslimanët ishte presioni mbi Izraelin, thotë analisti saudit, Turad al-Amri. "Duke ushtruar presion mbi Izraelin, Obama do fitojë në disa plane, mbi terrorizmin, dosjen e Iranit, Libanin". Ndërkaq Obama i ka vënë kusht Izraelit të ndalë përhapjen e kolonive në Bregun Perëndimor, gjë që e ka futur në konflikt të drejtpërdrejtë me Kryeministrin izraelit, Beniamin Netaniau.
Për Saeb Erekat, negociator i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Obamës i duhet të sigurojë krijimin e shtetit palestinez. "Njerëzit e këtij rajoni nuk duan të dëgjojnë më fjalë. Duan të shohin vepra", tha ai. Në Kabul, ligjbërësja afgane, Sabrina Sakib, tha se origjina do t‘i vinte shumë në ndihmë Obamës për të zgjidhur problemin palestinez. "Një fjalim i vetëm nuk mund të zgjidhë gjithçka, por është një fillim i mbarë", u shpreh ajo lidhur me fjalimin që Obama do të mbajë në Egjipt të enjten.
Edhe armiqtë më të ashpër të amerikanëve pranojnë se Obama ka arritur të vendosë tone të reja, por duke nënvizuar se në thelb janë ende shumë gjëra për t‘u bërë, veçanërisht lidhur me Sirinë e Iranin dhe sidomos me procesin e paqes në rajon. "Ndryshimet e gjuhës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën Obamën duhet të përkthehen në terren", thotë Ali Baraka, një prej përfaqësuesve kryesorë të lëvizjes palestineze Hamas në Damask. "Hapi i parë do të ishte presioni ndaj Izraelit për të ndalur agresionin dhe heqja e rrethimit në Rripin e Gazës".
Në Iran, Muhamad Marandi, profesor i Studimit të Amerikës së Veriut në Universitetin e Teheranit, tha se Obamës, pak nga pak, i mbaron koha në dispozicion për të riparuar imazhin e Shteteve të Bashkuara në rajon. I pyetur se ç‘do t‘i pëlqente të dëgjonte nga goja e Obamës, Marandi tha: "Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e konsiderojnë më veten shtet të veçantë dhe me të drejta të veçanta. Është një shtet si gjithë të tjerët... Besoj se myslimanët dhe jomyslimanët, që të gjithë, do ta pëlqenin shumë diçka të tillë. "
Ndërkaq, vendimi i Obamës për të bërë apelin ndaj botës myslimane nga Kajro u kritikua, por edhe u gjykua i drejtë. "Mund të ishte menduar më gjatë dhe të zgjidhte Indonezinë apo Malajzinë për t‘i dhënë ngarkesën e duhur fjalës së drejtuar nga bota myslimane", u shpreh Xhulkifli Ahmad, strategjist në Partinë Islamike Pan-Malajziane. Zgjedhja e Kajros, sipas strategjistit, i cili vëren se Hosni Mubarak nuk përfaqëson dot botën myslimane, tregon peshën që i jep "zgjidhjes së problemit të Lindjes së Mesme".
Gjithsesi, thuajse të gjithë analistët e botës myslimane bien dakord me faktin se Obama ka në dorë të ndryshojë mënyrën se si kjo botë i shesh Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Janë shumë të mëdha shpresat ndoshta, veç ndoshta, në Uashington të ndodhin vërtetë transformime të mëdha", thotë Marandi. "Thjesht fakti që e mban një fjalim të tillë në një kryeqytet arab është një gjest me domethënie të rëndësishme. Në rast se përmbajtja e fjalimit i përmbahet kësaj vije, publiku arab do të nisë të ndryshojë mendim".