E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, bombë në tualetin e avionit

Nga disa agjenci iraniane lajmesh u bë dje me dije se në një avion iranian u zbulua dhe u çaktivizua pa shkaktuar dëme një bombë e prodhuar në rrugë artizanale. Mësohet se bomba u zbulua nga forcat e sigurisë shumë pak pas ngritjes së avionit nga qyteti i Ahvazit. Incidenti vjen në një çast të shënuar nga rritje tensionesh për shkak të zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit. Avioni u ul menjëherë pas zbulimit të bombës, për t‘u nisur përsëri pas çaktivizimit të saj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›