E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapet tuneli i Rrëshen -Kalimashit

10/07/2009  Rruga përfundon në shtator

Tuneli i Thirrës në autostradën Rrëshen –Kalimash është rihapur dje. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njoftoi nëpërmjet një komunikimi zyrtar për mediat se të gjithë përdoruesit e kësaj autostrade mund të qarkullojnë lirisht që prej datës 9 korrik. Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më parë, tuneli i Thirrës ndërpreu funksionimin normal në shërbimin e shoqërimit për 4 ditë me radhë. “Njoftohet publiku se tuneli do të vazhdojë funksionimin sipas regjimit të mëparshëm, sipas të cilit ai do të qëndrojë i mbyllur çdo natë prej orës 23:00 deri në orën 7:00, për të lejuar punimet elektromekanike dhe të strukturës mbajtëse në galerinë jugore. Ndërkaq, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 tuneli do të jetë i hapur për trafikun”, – theksojnë burimet zyrtare të Ministrisë së Punëve Publike, duke kërkuar mirëkuptimin e përdoruesve të kësaj autostrade në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania Bektel Enka ka punuar me intensitet të lartë dhe me vëmendje të posaçme, për shkak se plasjet në brendësi të tunelit mund të shkaktojnë defekte teknike në seksionin funksional. Në muajin shtator mendohet se do të bëhet dorëzimi përfundimtar i segmentit Rrëshen-Kalimash 62 kilometra i gjatë, në përbërje të të cilit është tuneli me dy seksione dhe gjatësi 5.5 kilometra secili. Rreth 33 milionë metër kub material shkëmbor janë zhvendosur për të ndërtuar tunelin, ndërsa autostrada Durrës-Kukës-Morinë do të lidhë bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›