Gripi i derrit, Ivanaj: Shkollat do hapen me 15 Shtator
Edhe pse gripi i derrit tani ka shenuar rastet ne vend, Zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj theksoi se "nuk ka asnjë arsye të mendojmë për shtyrjen e shkollave apo moshapjen e tyre". Sipas Ivanajt, rastet tek ne nuk jane te renda
TIRANË- Shkollat e kopshtet do të hapen në kohën e duhur, pavarësisht përhapjes së virusit të gripit A (H1N1), bëri të ditur sot në zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj.
Ivanaj theksoi se "nuk ka asnjë arsye të mendojmë për shtyrjen e shkollave apo moshapjen e tyre, ashtu sikurse nuk ka arsye të mendojmë për ndryshimin e sjelljeve tona të përditshme". Duke garantuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen nën kontroll të situatës, Ivanaj konsideroi të thënat e deritanishme mbi moshapjen e shkollave në datën e përcaktuar (14 shtator) si të nxituara.
Ndërkohë, Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe janë udhëzuar të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe të veçantë në shkolla, me fëmijët. Gjithashtu, janë përgatitur dhe fletë-palosje informuese për fëmijët mbi masat parandaluese dhe mënyrën e sjelljes ndaj virusit A (H1N1).
Ministria e Shëndetësisë është në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me institucionet e tjera ndërkombëtare, CDC, ECDC, Komisioni Europian për përditësimin e të dhënave dhe vlerësimin e situatës.
Specialistë të shëndetit publik pohojnë se situata e përhapjes së virusit të gripit A (H1N1) në vend paraqitet e qetë dhe jo problematike dhe nuk ka vend për marrjen e masave drastike për mbylljen e shkollave, apo kopshteve dhe çerdheve.
Specialistë këshillojnë që të tregohet kujdes me higjenën, sidomos larjen e duarve, dhe të garantohen mjetet e duhura në mjediset e shkollave.
Deri tani në vend janë konfirmuar 30 raste të prekura nga virusi A (H1N1), ndërsa priten përgjigjet e analizave edhe për 9 raste të dyahuara nga Laboratori i Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht (Rumani).
(d.b/BalkanWeb)