Zjarri përpin apartamentin, vdes 30-vjeçarja nga Shkodra
03/02/2011 Flakët përfshijnë apartamentin tek “Zogu i Zi”. Dyshohet për shkëndijë elektrike
TIRANE- Flakët e zjarrit përpinë një apartament, ditën e djeshme, teksa pronarja e saj ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Lajmi mësohet nga burimet policore, të cilat thanë se zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati, i cili është përfshirë nga flakët mesditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në katin e pestë të një prej pallateve në zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë. Policia thotë se flakët kanë shkaktuar një të vdekur. Viktima, rreth të 30-tave kishte qenë në dhomën ku kanë rënë flakët në apartament. Më vonë policia identifikoi viktimën si Aurora Trashani nga qyteti i Shkodrës. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në apartament, por paraprakisht policia po dyshon për disa motive. E para pistë është një shkëndijë elektrike ajo që shkaktoi flakët e para, por policia dyshon se djegia e ndonjë prej pajisjeve elektroshtëpikae mund të ketë qenë gjithashtu një ndër shkaqet e kësaj ngjarjeje që përfundoi me vdekjen e 30-vjeçares.