Gripi i derrit, pranë Shqipërisë
Gruaja 37-vjeçare e kthyer nga Zvicra në datën 27 prill, ka gjetur vdekjen si pasojë e komplikacioneve shëndetësore, ndërsa deklaratat e para të mjekëve sillnin dyshimin e prekjes nga gripi i derrave A-H1N1. Rezultatet e analizave kanë qenë negative para dhe pas vdekjes, por pavarësisht kësaj analizat janë duke u përsëritur disa herë për të qenë të siguruar.
Instituti i Shëndetit Publik shqiptar, pas shkëmbimit të informacionit ka raportuar se: "Sipas analizave ka rezultuar që gruaja 37-vjeçare është prekur nga pneumonia bilaterale e shpejtë dhe agresive. Janë kryer dy testime elisa dhe kromatografi, të cilat kanë rezultuar negative. Ndërkohë që po vijohet me analiza dhe ekzaminime të tjera".
Alarmi është përhapur menjëherë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ndërkohë që mjekët janë këshilluar që të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse dhe të respektojnë të gjitha protokollet e parashikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për rastet kur dyshohet apo identifikohen të prekur nga gripi i derrave. Rasti në Kosovë shton rrezikun e përhapjes se virusit H1N1 edhe në vendin tonë për shkak të hyrje-daljeve të shumta mes dy vendeve. Pas Italisë ku janë shfaqur disa raste, Kosova është vendi më i afërt ku dyshohet për rast të infektuarish.
Edhe pse deklaratat e fundit kanë pohuar se virusi është sezonal dhe po reduktohet tani për të rinisur sërish në vjeshtë, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të ruajë nivelin e lartë të rrezikut që i kanoset botës.
Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës thanë se vajza 37-vjeçare nga Stublla e Vitisë, e cila është trajtuar në qendrën emergjente, me dyshimin se kishte probleme në mushkëri e zemër, kishte ardhur para një jave nga Zvicra. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marrë të gjitha masat e sigurisë, kurse mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë këshilluar të përdorin maskat. I gjithë personeli i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mobilizuar për t‘u përballur me rastet eventuale të dyshuara me gripin e derrave.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, konfirmoi se pacientja e dyshuar është pranuar mbrëmë në njësinë emergjente të QKUK-së, me probleme në zemër dhe mushkëri, të cilat sipas tij janë simptomat karakteristike të këtij gripi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi dje se numri i përgjithshëm i të sëmurëve në botë nga virusi H1N1 apo siç quhet ndryshe gripi i derrave, ka shkuar në 1490. OBSH sqaroi se 30 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje dhe se pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Meksikë.