Ish-ministri Ndoka ligjëroi kontrabandën e ilaçeve
Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, me miratimin e 26 lejeve të importit të barnave, ka ligjëruar kontrabandën për disa ilaçe. Urdhri i Farmacistëve ka denoncuar dhënien e lejeve të importit nga ish-ministri Ndoka për medikamente që kanë 30 alternativa në treg. "Fiks Fare" gjeti në treg një numër të madh medikamentesh që janë pa pullën e Ministrisë së Shëndetësisë. Në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave mësuam se është e pamundur që të ndalet kontrabanda e ilaçeve, pasi ato hyjnë me çanta në kufi dhe shiten nën banak. Nga ana tjetër, në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë vendos gjoba për tregtimin e barnave kontrabandë, ish-kreu i kësaj ministrie, Nard Ndoka, miratoi 137 leje importi, 26 prej të cilave janë të jashtëligjshme. Dy ditë përpara se të firmoste miratimin e këtyre lejeve të importit, ministria që drejtonte Ndoka u hoqi licencën disa farmacive dhe u ka vënë shumë gjoba farmacive të tjera, ku tregtoheshin barna kontrabandë. Në farmacitë e kryeqytetit, gazetarët e "Fiks Fare" gjetën barna që kanë dy pulla, atë të shtetit të origjinës dhe pullën e Ministrisë së Shëndetësisë. Madje gjetën të njëjtin bar pa pullën e Ministrisë së Shëndetësisë. Konkretisht medikamenti Locasalen shitet edhe me pullën e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe pa këtë pullë. Me lejet që ka miratuar, Ndoka ka shkelur ligjin 9323, datë 25.11.2004 "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik". Në listën e barnave të miratuara me firmën e ish-minsitrit Ndoka ka barna që kanë alternativa të tjera në treg, ka barna që nuk janë miratuar nga Drejtoria Farmaceutike dhe as nga Qendra e Kontrollit të Barnave dhe përsëri ish-ministri i Shëndetësisë i ka firmosur.
Rruga ligjore për dhënien e lejes së importit është: Qendra e Kontrollit të Barnave së bashku me Drejtorinë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, në bazë të kërkesave që vijnë nga importuesit e barnave dhe kërkesat e tregut, i kërkojnë ministrit të Shëndetësisë, në raste emergjente apo në raste epidemish që të miratojë leje importi.
Ish-ministri Ndoka nuk e ka ndjekur këtë rrugë në 26 raste. Madje ka firmosur edhe në rastet kur nuk janë firmosur nga dy institucionet që bëjnë kërkesën. Në morinë e lejeve që ka firmosur në periudhën kur ka qenë ministër i Shëndetësisë, Ndoka ka miratuar edhe medikamente për të cilat Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Drejtoria Farmaceutike kanë konfirmuar se kanë alternativa të tjera në treg. Të gjitha këto leje kanë qenë të vlefshme për një importim me afat dymujor.