E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, vdes 9-vjeçari shqiptar në Amerikë dyshohet me virus



Vdekja e 9- vjeçarit shqiptar në Amerikë, dyshohet se ka humbur jetën nga virusi i derrit. Policia amerikane po heton mbi vdekjen e parakohshme të djalit 9-vjeçar me prindër shqiptarë, Majkëll apo Mikel Pleqi, në Kovi të Stemfordit, shteti i Konektikatit, SHBA, dhe po merr masa për të parë apo përjashtuar lidhje të mundshme me gripin e derrit. Djali u gjet i vdekur në shtratin e tij më 4 maj 2009. “Djali nuk ka ndjekur shkollat publike të Stemfordit”- , u shpreh zëdhënësja, Sara Arnold. “Hetuesit po konsultohen me bashkinë e qytetit dhe zyrtarët e shëndetësisë të shtetit të Kanektikatit për të përcaktuar nëse vdekja e djalit lidhet me shpërthimin e gripit të derrave ose me ndonjë shkak tjetër”,- u shpreh togeri Shon Kuni, zëdhënës i policisë.
Shkaku i vdekjes zyrtarisht është ende i panjohur. Pleqi u shpall i vdekur në shtëpi, pasi e ëma u përpoq më kot ta zgjonte duke e tundur fort për ta çuar në një shkollë private, tha policia.

12 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›