E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi i shpendeve; problematika e javes

Rreziku i gripit te shpendeve vazhdoi te rritet edhe në javën e kaluar. Raste të reja të virusit H5N1 u sfaqën në vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Peshkimit të Hong Kong'ut u be e ditur se rezultatet e analizave të dy gjelave dhe një mjellme të ngordhur rezultuan për praninë e virusit H5N1 në këtë vend. Në të njëjtën kohë autoritet Kineze kanë dhënë alarmin për përhapjen e këtij virusi në njerëz, gjë e cila do të kishte përfundime tragjike.
Ajo që përbën rrezik akoma më të madh edhe për Shqipërinë, janë rastet e gripit të shpendëve edhe në Sarajeve të Bosnjës dhe Vojvodinë të Serbisë. Kreu i zyres se veterinereve Boshnjak, ne deklaraten qe beri para gazetareve u shpreh se analizat e bera ne Londer perkundrejt dy mjelmave të gjetura të ngordhura në liqenin Plivsko , rezultuan si shkak pranine e virusit H5N1.
Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se testet preliminare kanë treguar se një mjellmë e ngordhur e gjetur në Vojvodinë ka qenë e infektuar me gripin e shpendëve H5.
Mjellma është zbuluar në trekufirn Serbi - Kroaci - Hungarai në lokalitetin Bashki Monoshtor. Një zyrtar i Drejtorisë Republikane të Veterinarisë ka deklaruar se mostrat e mjellmës së ngordhur janë dëguar në laboratorin e BE-së në Vejbrixh të Britanisë për verifikim nëse bëhet fjalë për virusin H5N1.
Ndërkohë që rreziku i virusit H5N1 vazhdon të përparoj përditë e më shumë, anëtarë të Organiztaës Botërore të Shendetit bëjnë të ditur për sëmundjen në fjalë ndoshta do të duhen vitë të tëra për të arritur në një përfundim pozitiv, për vetë faktin se faktori kryesor i përhapjes së tij ëstë shtegëtimi i zogjve nga një vend në një tjetër.
Sipas të dënave të publikuara nga organizata të ndryshme shëndetësore bëhet e ditur se gripi i shpendëve po përhapet çdo ditë e më shumë. Raste të këtij virusiş janë shaqur edhe në Zvicër, Francë, Gjeorgji dhe Nigeri, autoritetet e të cilave kanë shtuar përpjekjet për parandalimin e tij.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme e javës është vizita e papritur që presidenti Amerikan Xhorxh Bush bëri ditën e Mërkurë në Afganistan. Kjo ishte vizita e parë e tij në vendin e vijës së frontit të luftës kundër terrorizmit që filloi pas sulmeve të 11 Shtatorit në qytetet Amerikane më 2001. Presidenti Bush gjatë kësaj vizite kragas Bagramit vizitoi gjithashtu edhe Kabulin. Në këtë vizitë të parë vetëm disa orëshe ai u takua me presidentin Hamid Karzai dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë afgane, të mbështetur nga amerikanët, e cila zëvendësoi regjimin taliban, të përmbysur nga forcat e koalicionit amerikan më 2001 për shkak të refuzimit të saj të dorëzojë liderët e Al Kaidës, përgjegjës për sulmet e 11 Shtatorit.
Menjëherë pas vizitës disa orëshe në Afganistan, Bush fluturoi drejt Indisë për një vizitë zyrtare tre ditore. Në Nju Delhi presidentit Amerikan Bush ju bë një mirëpritje zyrtare e cila synon krijimin e një partneriteti të ri strategjik mes Delhit dhe Uashingtonit. Bush ka përshkruar Indinë si një aleat të natyrshëm të SHBA'së dhe të dyja palët shpresojnë se do të finalizojnë një marrëveshje rreth bashkëpunimit civil bërthamor. Pas bojtokit prej më shumë se 30 vjetësh SHBA në të ardhmen mund ta furnizojnë Indinë me teknologji bërthamore dhe me material atomik. Me këtë faktikisht SHBA enjoin Indinë si fuqi atomike.
Ndërkoë që vizita e kreut amerikan, në ditën e dytë të vizitës së tij në Indi është protestuar kryesist në Delhi, Kalkuta dhe Bombaj nga mëse 150 mijë shtetas indian.

Ajo që sërish qe më tragjikja e javës iste numri i madh i viktimave të rëna kryesist në vendet e Lindjes së Mesme. Ditën e Martë më zyra ushtarake e qeverisë Irakene publikoi numrin e viktimave të 6 ditëve të mëparshme. Sipas këtyre rëzultateve vetëm në më pak se një javë vrarë 379 persona dhe 458 të tjerë janë plagosur. Pas shpërthimit të një bombe në Tyrben Ushtarake, është bërë e ditur së në morgun e spitalit shtetëror të Bagdatit kanë arritur 330 trupa të vdekurish. Numri i viktimave është rritur akoma më sumë ditën e Martë kur kryeqyteti Iraken u trondit nga tre shpërthime të fuqishme. Gjatë ktyrë shpërthimeve kanë humbur jetën të paktën 64 persona si dhe janë plagosur rëndë rreth 100 të tjerë.
Një ditë më pas Bagdati ka përjetuar edhe dy shpërthime të tjera ku si pasojë kanë humbur jetën 20 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë. Fillimi i muajit Mars do të shënonte edhe humbjen e 8 qytetarëve të tjerë si pasoje e shpërtimit të dy makineve bombë po në Bagdat. Data 2 Mars shënoi vrasjen e 6 ustarëve dhe 3 policëve irakenë. Personat e armatosur kanë hapur zjarr gjatë natës në një pikë kontrolli në Irakun verior, duke vrarë kështu të paktën gjashtë ushtarë irakianë dhe tre policë, kanë bërë të ditur zyrtarë irakianë dhe amerikanë, njofton BBCËorld. Sulmi ndodhi mbrëmë vonë afër qytetit Tikrit. Të paktën 400 njerëz janë vrarë në Irak brenda tetë ditëve deri të mërkurën, kur u bombardua një xhami e shenjtë shiite.
Ditën e Premte në afërsi të Bagdatit janë zbuluar trupat e 25 viktimave Shiite. Një politikan lokal në një qytet të vogël afër Bagdadit bëri të ditur se policia ka zbuluar kufomat e 25 viktimave myslimane shiite, të vrarë për shkaqe sektare, citon Rojter. Policia e Bagdadit dhe zyrtarët e ministrisë së brendshme nuk e kanë konfirmuar rastin, por janë shprehur se janë duke kontrolluar raportin.
Ala Abdul Sahab al-Lami, nga këshilli komunal në Nahravan, ka thënë se personat e armatosur kanë vrarë katër persona në muzgun e të Enjtes në një trafostacion energjetik. Ky incident ka ndodhur para vrasjes së 21 shiitëve në një fabrikë të afërme të tullave.

Një tjetër vend që ka përjetuar derdhje gjaku në Lindjen e Mesme është edhe Pakistani. Ditën e premte Armata e Pakistanit ka thënë se të paktën 45 militantë janë vrarë në një operacion në një kamp në Vaziristanin verior afër kufirit afganë, njofton BBC ëorld. Në kumtesë thuhet se pjesa dërrmuese e militantëve të vrarë kanë qenë "kryesisht të huaj”.
Ndërkohë sipas sipas agjensisë së lajmeve Rojter, një ditë para se presidenti Amerikan Bush do të vizitonte Pakistanin, Nga shpërthimi i një makine bombë afër Hotelit Mariot dhe konsullatës në Karaçi, u vranë të paktën pesë persona, ndër të cilët një shtetas amerikan, që punonte në konsullatën amerikane dhe u plagosën edhe 35 të tjerë. Bush u shpreh se terroristët dhe vrasësit nuk do ta ndalnin atë që të vizitonte të shtunën Pakistanin.

Trazirat kanë vazhduar gjithashtu edhe në Bregun Perëndimor ku trupat Izraelite ditën e Premte kanë qelluar duke e lënë të vrarë një të mitur palestinez dhe kanë plagosur një tjetër gjatë një operacioni në pjesën veriore të këtij bregu. Ushtarët izraelitë kanë thënë se kanë shtënë kundër një personi të armatosur mbi kulmin e një shtëpie dhe një tjetri, që ka hedhur një bombë. Amir Basjani, 15-vjçar, është qëlluar në qafë duke hipur mbi pullazin e shtëpisë së tij në kampin e refugjatëve Beit al-Ma afër Nablusit. Palestinezi i dytë, i moshës 18-vjçare është qëlluar dhe është plagosur gjatë operacionit izraelit, kanë thënë burimet palestineze. Forcat izraelite kanë arrestuar tetë palestinezë gjatë këtij operacioni në këtë kamp refugjatësh palestinezë.
Ajo që tashmë në botën perëndimore kërkohet të ndaloet në Iran ndodh para të gjithë popullit. Kështu janë varur ditën e Premte publikisht dy militantë, sulmues këta me bombë. Personat në fjalë kanë qënë të shpallur si fajtorë për sulmet me bombë në qytetin Jugperëndimor iranian, Ahvaz më 2005. Njoftohet se gjatë ekzekutimit të tyre, të pranishmit kanë brohoritur parulla antiamerikane dhe antiizraelite. Në sulmet me bombë në fjalë qenë vrarë gjashtë persona de qenë plagosur shumë të tjerë.
Ndërkohë lideri palestinez Mamud Abas, ditën e Enjte ka theksuar se Al Kaida ëstë infiltruar në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor. A ika deklaruar në një intervistë për gazetën Al Hajat me seli në Londër se rrjeti terrorist i Al Kaidës ëstë infiltruar në Rripin e Gazës de Bregun Perëndimor, gjë e cila mund të ketë pasoja për Lindjen e Mesme. Ne kemi shenja të pranisë së Al Kaidës në Bregun Perëndimor dhe në Gaza", ka thënë Abas, pa elaboruar më tej. "Infiltrimi i Al Kaidës mund të shkatërrojë tërë rajonin”, ka shtuar ai.
Saddam yssein nuk ka pranuar gjykimin e personave të tjerë dukë mbajtur mbi vete të gjitha përgjegjësitë e rregjimit të tij.Në një zhvillim të jashtëzakonshëm në procesin gyjqësor që po zhvillohet ndaj tij në Bagdad, ish-udhëheqësi irakian, Saddam Hussein, ka deklaruar se vetëm ai duhet të përgjigjej për veprimet e regjimit të tij.
Kur po afrohej fundi i seancës të mërkurën, ish-presidenti ndërhyri për të thënë se ai e kishte drejtuar vendin dhe për këtë arsye, gjykata nuk duhej të akuzonte të tjerë.
Më parë në seancë, akuza paraqiti certifikatat e vdekjes së rreth 100 fshatarëve nga Duxhaili, të cilët u varën pasi u dënuan për përfshirje në tentativën për ta vrarë Saddam Hysseinin në vitin 1982 pranë fshatit të tyre.

Një tjetër zhvillim i javës së kaluar ishte vazhdimi i negociatave me Teheranin i treshit Evropian. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe ditën e Premte ndërrmarron një përpjekje të re ndërmjetësimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Iranin. Me kërkesë të udhëheqjes së Teheranit ata u takuan në Vjenë me kryendërmjetësuesin iranian Ali Larixhani. Perëndimi provon të bind Iranin që të heq dorë nga pasurimi i uranit në territorin iranian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën se nga takimi i Vjenës nuk guxohet të pritet shumë. Njëkohësisht zëdhënsi departamentit amerikan të shtetit Adam Ereli përshëndeti përpjekjet e Trojkës evropiane.
Një lajm shqetësues për Shqipërinë vjen nga raporti Amerikan I shtetit ku vendi ynë u përfshi në raportin për tregëtinë e drogës.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit thonë në një raport mbi tregtinë kriminale të drogës në shkallë botërore se prodhimi i opiumit në Afganistan ra 10 për qind vitin e kaluar, por theksohet se ky vend aziatik prodhon 90 për qind të opiumit në botë.
Mes vendeve të tjera që përmenden në raport, është edhe Shqipëria. Në të thuhet se Shqipëria përdoret nga grupe të krimit të organizuar si pikë tranziti për heroinë nga Azia Qendrore për në Evropën perëndimore. Kapja e heroinës nga autoritetet shqiptare, greke dhe italiane ra ndjeshëm vitin e kaluar, duke lënë të nënkuptohet një ndryshim i mundshëm në prirjen e trafikut të drogës.
Qeveria e re e Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut me qenie njerëzore dhe atij të drogës është përparësia e saj kryesore.
Shqipëria është anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Drogat. Në raport theksohet se megjithëse Shqipëria nuk është një vend kryesor tranziti për drogat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet një vend shqetësues për Shtetet e Bashkuara për shkak se portet në Adriatik dhe kufijtë e saj të pambrojtur tokësorë, së bashku me sistemet e kontrollit kufitar dhe doganor të financuara dhe të pajisura shumë dobët, e bëjnë Shqipërinë një ndalesë tërheqëse në rrugën e kontrabandës për trafikantët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›