E Diel, 1 Nëntor 2026

Enkelejd Alibeaj, i gatshëm të shkoj në prokurori për emailet (E Plotë)

Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj Tiranë, 1 Nëntor, 11:53, NOA - Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ka pranuar sot se, ka nisur emaile në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes për Gërdecin. Por sipas tij, kjo vetëm në kuadër të këshillimeve, në kohën kur ai ka qenë në Kryeministri. Kam nisur emaile në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes pasi kam dhënë asistencë juridike për ligjin që po bëhej për Gërdecin. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, ka deklaruar se nuk kam gabuar se pse kam nisur emailet, pasi nuk kam bërë asnjë veprim antiligjor. Këshillimet kanë qenë puna jonë. Në deklarimin e tij me mediat, Alibeaj, ka folur dhe për marrëdhëniet me kryeprokuroren Ina Rama. Ai deklaroi se, marrëdhënie me prokurorinë dhe drejtuesen e saj, janë normale si me të gjitha institucionet. Ministri i Drejtësisë, ka deklaruar se, është i gatshëm që të japë shpjegime në prokurori, në lidhje me emailet e nisura në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes. Modestisht mund të pranoj se jam jurist që spranon të ketë gabuar sidomos në këtë rast. Puna është bërë në mënyrë serioze dhe sot do të jepja një këshillë- ka thënë më tej ai. Nuk duhet të diskutohen të tilla pyetje. Çdokush në këtë shtet që është nën mbretërinë e ligjit, duhet të ofrohet për të dhënë sqarime ndaj çdo procedure hetimore që mund të bëhet. Kjo do të rrisë marrëdhënien e besimit që prokuroria duhet të gëzojë ndaj publikut- ka shtuar ai, duke folur edhe për marrëdhënien me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama. Marrëdhënie që ai i ka quajtur normale dhe korrekte si me të gjitha institucionet. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›