Ngjela: Votimi për Topallin, jo i fshehtë, është i pavlefshëm
TIRANE - Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar mbrëmë se votimi i dy netëve më parë për shkarkimin ose jo të kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte zero.
Në emisionin "Shqip" të gazetares Rudina Xhunga në Top Channel, Ngjela është shprehur se për sa kohë votimi i fshehtë me elektronikë nuk siguron fshehtësinë e votës, atëherë ai është nul, ose e thënë në gjuhën e përditshme, sipas tij, është veprim zero dhe nuk ka asnjë pasojë juridike.
"Në rast se elektronika më garanton se nuk ma sheh ai që kam në krah, atëherë votimi është i vlefshëm. Në rast se ndodh e kundërta, atëherë ai votim është nul. Kjo është arsyeja ime. Unë dua votën e fshehtë. Prezumohet që gjithçka është e fshehtë. Nuk është e vërtetë ajo që ti gjen votën në tabelë ose në elektronikë. I vetmi moment që duhet parë është nëse më sheh njeri kur votoj",- tha Ngjela.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka sqaruar se kërkesa e tij ishte bazuar në principin e tij për votën e fshehtë dhe se në votimin e dy netëve më parë, nuk bëhej fjalë për fshehtësi të votës. "Në rast se votimi nuk është i fshehtë, ai është nul, nuk ka efekt, është i pavlerë. Elektronikisht në Parlamentin shqiptar, impianti elektronik është i zbuluar",- tha Ngjela, duke shtuar se për këtë fenomen ai nuk mund të dalë tanimë dhe të thërrasë bashkë me opozitën për rikthimin e votimit ."Unë nuk jam në opozicion. Unë jam në mbrojtje të principit tim, dhe vota e fshehtë është një nga kolonat e principeve të mia",- shtoi ai.
Raporti me grupin
Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka mohuar gjithashtu të ketë një diferencë mes tij dhe grupit parlamentar të PD-së. "Gjithsecili ka pikëpamjen e vet. Kam përshtypjen se shumë mund ta pranojnë këtë ide, kurse unë them se ky princip nuk mund të shkelet",- tha Ngjela, duke shtuar se pikërisht për të mbrojtur principin e tij ai është edhe transparent. Ai sqaroi se kërkesa e paraqitur nga socialistët ishte 90% politike, po ajo që nuk pëlqeu në situatën e krijuar dy netë më parë ishte se kjo çështje u mor me tepër pasion nga mazhoranca. Dhe pasionet e vogla, sipas Ngjelës, harrojnë interesat e mëdha, duke humbur në këtë mënyrë aksionet politike.
"Në rast se opozita na rrëzon një, ne kemi të tjerët. Ne nuk do e kthenim këtë çështje në politikë në rast se e shohim kështu siç e shoh unë. Kjo ka krijuar tani një përplasje, e cila mund të na çojë në krizë. Parlamentet janë zgjidhës dhe jo bartës të krizave. Parlamentet zgjidhen në bazë të votës dhe nuk mund të lejohet që të prishen ekuilibrat në parlament",- tha Ngjela, duke sqaruar se krizë parlamentare nuk ka, por shihte një përplasje që mund ta çojë në krizë.
Duke marrë shkas nga deklarata e gazetarit Henri Çili, i ftuar në emisionin e mbrëmshëm, se mazhoranca zgjodhi pikërisht këtë mënyrë votimi për shkak se rrezikohej rrëzimi i kryetares së Kuvendit, Ngjela theksoi se nuk ishte në dijeni se ka pasur pikërisht një test të tillë. Në të kundërt, kriza, sipas tij, duhej zgjedhur vetëm me dorëheqje, duke mbrojtur në këtë mënyrë tezën se "problemi nuk lind kurrë tek votimi". "Unë nuk e di që është kështu siç thoni ju, sepse po të jetë e vërtetë ajo, atëherë zgjidhja është e gabuar dhe do ta vuajë. Krizat janë zgjedhur me dorëheqje",- shtoi ai.
Akti normativ
Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka deklaruar gjithashtu mbrëmë se akti normativ për urbanistiken që ka votuar Kuvendi, është nul, pra nuk ka asnjë pasojë juridike, pasi kishte kaluar afati 40-ditor për miratimin në Kuvend. "Kryetarja e Kuvendit e justifikoi me zinë për vdekjen e Rugovës. Bashkë me Rugovën ne humbëm një akt normativ",- tha ndër të tjera Ngjela, duke shtuar se një precedent i tillë nuk duhet të ndodhë më. "Akti normativ ka kaluar 40 ditë, por ka datën e daljes dhe datën e miratimit në Parlament dhe po e lëvize, është falsifikim. Atëherë, ai do të dalë në fletore zyrtare ku jepen afatet se kur ka dalë në këtë fletore dhe kur ka hyrë në fuqi. Në rast se një gjyqtar e shikon se ka kaluar 40 ditët, atëherë ai menjëherë e cilëson atë antikushtetues",- tha ai.