Fuqia e karikaturës
Shkrimtari i madh turk Azis Nesin ka thënë: "Humori është punë serioze". Duke parë ngjarjet e fundit ku karikaturat vazhdojnë të trondisin opinionin botëror në përgjithësi dhe atë danez në veçanti, këto fjalë janë mëse të vërteta. Karikatura si pjesë e humorit është punë akoma më serioze. Ajo ka potencialin për t'u bërë gjuha më e përhapur e artit. Fuqia e imazheve të saj merr trajta universale, përderisa kultura botërore nuk kthehet në një gjuhë të vetme. Karikatura qëndron si pasqyrë përpara veseve të shoqërisë, duke vënë në dukje kontradiktat e qenies njerëzore përmes deformimeve apo ekzagjerimeve. Duke qenë shkalla më e lartë e humorit, ajo përmes ironisë, sarkazmës dhe cinizmit, ka fuqi po aq shkatërruese sa edhe ndërtuese, prandaj disa karikatura bëhen histori arti e disa të tjera lënë pas vetëm përshtypje negative, duke u harruar shpejt. Karikatura e mençur e shpëton qenien njerëzore nga veset që ka krijuar vetë. Ato rrisin gëzimin e jetës, japin paqe dhe lumturi.
Pavarësisht që jam karikaturist, unë bëj pjesë në shumicën e njerëzve që sondazhi i nxori që ishin kundër publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në shtyp dhe ribotimin e tyre e disa gazeta. Fakti që asnjë gazetë shqiptare apo media tjetër e shtypur nuk ra në këtë "grackë", nuk tregon asnjë mungesë lirie të shtypit, por pjekuri gazetareske, largpamësi dhe respekt për komunitetin mysliman. Liria e të shprehurit është liri absolute, por kjo liri nuk mund të shpërdorohet për të fyer një të pestën e globit, duke shfrytëzuar fuqinë e karikaturës. Karikatura është art i dashur për njerëzit. Ajo nuk duhet të nxisë urrejtje; besimet kanë simbole, simbolet nuk fyhen, janë të shenjta. Fakti që botimi i karikaturave u dënua dhe nga kryeministri danez, nga intelektualë e botues në mbarë botën, zbuti zemërimin masiv, duke e konsideruar botimin si rast të veçuar e jo të qëllimshëm. Vlerat e botës orientale janë të paçmuara si në art ashtu edhe në arkitekturë, ato janë bërë pasuri të kulturës botërore.
Karikaturisti i madh italian Giorgio Forattini, që njihet në të gjithë botën për talentin dhe guximin e tij thotë: "Karikatura godet në të gjitha drejtimet; unë jam kundër çdonjërit dhe çdo gjëje" edhe pse ai ka publikuar karikatura për papa Gjon Palin II, duke e konsideruar këtë figurë sakrale edhe politike, asnjëherë nuk ka botuar karikatura me figurën e profetit Muhamed. Po kështu kanë vepruar edhe mjaft karikaturistë me emër në notë. Ne vijmë nga një regjim ku karikatura si shumica e arteve, ka qenë në shërbim të pushtetit, ku liria ishte jo vetëm e kufizuar, por edhe e detyruar. Disa karikaturistë edhe janë dënuar; për mungesë të lirisë së shprehjes nuk bënin atë që mendonin. Kjo ka ndodhur edhe në shumë vende të Lindjes, ku karikaturistë për të gëzuar lirinë e shprehjes ose janë larguar drejt perëndimit, ose janë dënuar me burgim. Kështu ka ndodhur me të tjerë karikaturistë polakë apo rumunë. Fjalë karikaturë ka lindur nga fjala latine "carica", që do të thotë ngarkesë, mbarsje. Ajo nuk mund t'i shmanget trekëndëshit vizatim filozofi, humor, ku vlera e çdo elementi përcakton nivelin e krijimtarisë, karikatura deformon, nuk përdhos,
Duke qenë një formë e veçantë e përjetimit të botës, si dhe mënyrë e veçantë e observimit të saj, ajo është edhe formë specifike e raportit që individi vendos me aktualitetin.
Karikatura lidhet me fije të padukshme me të gjitha format e artit dhe të filozofisë, pra si me format artistike të shpirtit dhe me format logjike të mendjes (arsyes) sot njerëzit lexojnë pak dhe me nxitim. Shpesh ata lexojnë vetëm titujt e shtypit të ditës. "Jemi në shekullin e shpejtësisë", - thotë Kadare. Kjo shpejtësi reflektohet edhe në mënyrën e të lexuarit. Gazeta në treg ka shumë, koha nuk del t'i lexosh të gjitha, por karikaturën në cilëndo faqe të saj nuk mund ta lesh pa e parë. Ajo ka forcë magnetike. Karikatura është imazh. Një imazh është më i fuqishëm se 1 000 fjalë. Fjalët kanë nevojë për përkthyes, imazhet jo. Prandaj, edhe karikatura është arti më global
Edhe pse e qeshura dalëngadalë po zhduket dhe njerëzit gjejnë gjithmonë e më pak arsye për të qeshur, karikatura e bukur të bën për të qeshur, të mendosh, të ndryshosh sepes ajo është pasqyrë e të metave njerëzore. Qenia njerëzore kërkon identitet në këtë botë që gjithmonë tenton të dalë nga binarët.
Karikatura, duke u liruar përfundimisht nga stereotipet, te ne është bërë pjesë e mendimit publik. Edhe pse në shtyp botojnë 3 apo 4 karikaturist, ajo ka filluar të vlerësohet duke pasuruar jo vetëm nga pikëpamja vizive faqet e gazetave, por edhe duke ndihmuar idetë e shkrimeve pranë tyre. Karikatura politike është lloji më i vështirë i karikaturës. Duke pasur parasysh se ajo punon mefigura reale, ajo nuk duhet të fyejë, të shajë, apo të tallë, por të evidentojë të metat e personazheve, përmes sarkazmës dhe efekteve të shprehura në vizatim. Ky është edhe qëllimi final i karikaturës. Natyrisht që kjo kërkon edhe politikanë të emancipuar, politikanë të cilët i thonë karikaturistit: "Të lutem, më bëj një karikaturë se nuk po ia gjej të metat vetes".
Të ndodhë kjo, do të duhet shumë kohë. Karikatura ka dimensione shakanë. Ajo ka bërë të qeshim me gjërat që normalisht do të na bënin të qanim. Prandaj, ajo është kaq e fuqishme.