Gripi i stinës, Pipero bën apel për tu vaksinuar
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për t’u vaksinuar kundër gripit. Në nisje të fushatës kundër gripit të stinës drejtor i politikave në MSh ka deklaruar se vaksinimi është mënyra e duhur për të parandaluar përhapjen në masë të gripit stinor.
Edhe pse siç theksoi Pipero situata paraqitet e qetë, sërish vjeshta sajë ndryshimeve klimaterike shenon fillimin e gripit stinor.
Eksperienca na ka treguar që kjo është periudha më e mirë për të nisur vaksinimin. Fushatat nisin në fund të vjeshtës por për shkak të ndryshime klimaterike kemi hyrë në sezonin e gripit sezonal pasi që nga momenti që aplikohet vaksina duhet së paktën dy javë që trupi të fitojë imunitet shtoi Pipero.
Sipas drejtorit të politikave, Piperos anëtarët e shoqërisë që duhet të vaksinohen të parët janë fëmijët dhe të moshuarit, pasi për shkak të imunitetit të tyre të dobët janë të predispozuar të preken nga gripi i stinës.
Shkrime të tjera me interes: