E Diel, 1 Nëntor 2026

UET, marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Mbrojtjes

SHKRUAN: Jonida Tashi 22-12-2010 12:00

Universiteti Europian i Tiranës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, iniciatori i së cilës ishte Prof. dr. Luan Hoxha.

Sipas presidentes së UET, Teuta Dobi, rëndësia e kësaj marrëveshjeje do të shihet shumë shpejt në përfitimet reciproke që do të kenë të dyja institucionet për përgatitjen e studentëve në fushën civile e ushtarake, në fushën e sigurisë, strategjisë dhe të diplomacisë. “Të dy institucionet tona synojnë që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të mundësojnë krijimin e kushteve sa më të mira të studentëve civilë e ushtarakë, pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë, që të shfrytëzojnë burimet dhe literaturën që disponojnë. Marrëveshja do të mundësojë një shkëmbim eksperiencë-përfitues në përgatitjen e programeve mësimore, si dhe do të mundësojë një punë të përbashkët të qendrave kërkimore-shkencore për studime, projekte e aktivitete të përbashkëta”, - tha zonja Dobi në fjalën e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›