Gripi, mësuesit me termometër në shkollë
BURREL - Mësuesit e tre shkollave 9-vjeçare të Burrelit, “31 korriku”, “Ilia Qiqi” dhe “Mustafa Gjestila”, të shqetësuar për përhapjen e gripit të derrit edhe në vendin tonë, kanë treguar kujdes të veçantë për nxënësit e tyre gjatë frekuentimit të shkollës nga ana e tyre. Mësohet se ata kanë blerë privatisht termometra dhe kontrollojnë herë pas here temperaturën trupore të nxënësve të tyre. Megjithëse situata nuk është shqetësuese, ekziston frika dhe paniku i përhapur ngado. Prindërit e nxënësve u kanë kërkuar mësuesve të tregojnë kujdes, pasi mundësia e përhapjes së gripit të derrave është prezente pas largimit të emigrantëve nga vendi ynë. Drejtoria e Higjienës ka dërguar urdhëresë për marrjen e masave parandaluese. h.p