E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla në periferi, 60 nxënës e braktisin

 

KORÇE - Në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë edhe pse janë ditët e para të shkollës vihen re shumë mungesa nga nxënësit. Kjo shkollë është në periferi të qytetit dhe mbledh nxënësit e lagjeve, ku masën më të madhe të nxënësve e përbëjnë ata që vijnë nga familjet rome dhe egjiptiane. Sipas drejtoreshës së shkollës Zhani Palla, në bankat e shkollës janë regjistruar 400 nxënës, po çdo ditë mungojnë 50 apo 60 prej tyre. Ata i gjen në tregun e qytetit, duke kryer punë të rëndomta për të siguruar bukën e përditshme të tyre e për t’u ardhur në ndihmë familjeve. Braktisja e shkollës ka shkak gjendjen e vështirë ekonomike të familjeve të këtyre nxënësve, shumica e të cilëve nuk arritën as të blejnë librat e shkollës.                            j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›