E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e vendimeve, debat mes gjyqtareve ne Korce

Prishja e vendimeve eshte bere shkak i nje debati midis gjyqtareve te Faktit dhe Apelit te Korces diten e djeshme gjate analizes vjetore. Prezent ka qene edhe nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, i cili ka kerkuar nga togat e zeza me shume disipline dhe forcim te autoritetit te pushtetit gjyqesor. Gjyqtaret e Gjykates se Shkalles se Pare Korce akuzuan koleget e tyre te Apelit "per prishje te vendimeve pa shkak dhe me tendence". Reagimet erdhen gjate diskutimit te lire per punen e kryer gjate vitit 2007. Numri dy i KLD-se nga ana e tij i ka dhene nje rendesi te madhe forcimit te autoritetit te pushtetit gjyqesor dhe qendrimin qe ky keshill ka adoptuar nepermjet vendimeve te tij te fundit, ne sherbim te nje gjyqesori te pergjegjshem dhe transparent. "Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Maratona per Drejtesi, kane ne vemendje te saj zbatimin e ligjit, kjo duke ruajtur brenda parametrave profesionale nje raport mes gjyqesorit dhe shoqerise civile", tha Spahiu, i cili sqaroi se kontrollet e analizat kryheshin per te evidentuar dhe zgjidhur problemet. Gjate diskutimeve u kerkua respektimi i etikes se gjyqtarit, disiplines, kujdes ne marrjen e vendimeve dhe shtyrjen e gjyqeve.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›