Trafikimi i te mitures, mblesi rrefehet ne gjykate
Mblesi rrefen ne sallen e gjyqit per rrethanat e njohjes se ciftit, si dhe shumen simbolike 10 mije lekeshe te marre sipas zakonit nga familjaret. Diten e djeshme, ne Gjykaten e Krimeve te Renda, gjate seances ne ngarkim te Alman Keres, eshte paraqitur si deshmitar "iniciatori" i nje fejese, e cila perfundoi me trafikim te vajzes 17-vjecare, Sose A., ne Kosove. Deshmitari i thirrur nga akuza, Vladimir P., ka rrefyer ngjarjen perreth 1 ore perpara trupit gjykues te kryesuar nga Iliriana Olldashi. Pas njohjes ne nje lokal ne Laprake, me te pandehurin Kera, mblesesi i ka propozuar fejesen me nje vajze 17-vjecare me banim ne Shkoder. "Njohja do te behej me ane te kusheririt tim te pare, i cili njihte nga afer familjen e vajzes dhe qellimi ishte fejesa dhe martesa e ciftit", ka thene mblesi. Dy te rinjte kane rene dakord dhe 34-vjecari ka marre ne kryeqytet te mituren. Pas pyetjes nga Gjykata per perfitimin e ndonje shume nga familjaret, mblesi ka pohuar se, "familja e vajzes me dha shumen prej 10 mije lekesh, sic e ka zakoni, per njohjen e bere". Organi i akuzes ka kerkuar qe te lexoj edhe deshmine e 17-vjecares se trafikuar Sose A., sipas te ciles "qellimin" e Keres e ka kuptuar ne Kukes, ku eshte shfrytezuar per here te pare dhe ka shkuar me disa kliente. Me pas eshte derguar drejt Kosoves, ku ka punuar si kameriere ne Ferizaj. "Aty jam larguar nga i pandehuri, pas keqtrajtimit dhe me pas jam riatdhesuar, ku kam bere edhe kallezimin", thuhej ne deshmine e te mitures. Pala mbrojtese i ka kerkuar trupit gjykues se deklarimet e dhena nga vajza jane bere pa pranine e psikologut, ose te prinderve dhe ka kerkuar qe te shpallen te pavlefshme, ndersa vajzes ende nuk i gjendet adresa.