E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e amerikanit, deshmon i Elis Kertusha

Shqiptari i kerkuar nga autoritetet policore te SHBA-ve si deshmitar i vrasjes se 74- vjecarit Gennaro Fato, paraqitet ne ambasaden amerikane ne Tirane dhe merret ne pyetje nga Interpol dhe policia. Elis Kertusha, 23 vjec, jetonte ne Onley, Dairy Circle se bashku me viktimen dhe gruan e dyte te tij shqiptare, njekohesisht edhe nipi i saj. Kertusha ishte biresuar nga familja, nderkohe qe ngjarja ka ndodhur me 21 janar te ketij viti. Mediat amerikane botuan lajmin se 23-vjecari sapo ka mesuar nga gazetat shqiptare se ishte shpallur i kerkuar per ngjarjen, eshte paraqitur vullnetarisht dy dite me pare, duke dhene shpjegime. "Une jam larguar qe prej muajit dhjetor per ne Tirane, me qellim gjetjen e nje pune ne Shqiperi dhe nuk e di se cfare ka ndodhur. Nga mediat mesova se kerkohesha dhe erdha te jepja deshmi", mesohet te jete shprehur i riu. Policia amerikane hetoi rreth shokeve te 23-vjecarit si te dyshuar per krimin e ndodhur ne zonen qe mbulohet nga policia rajonale e Montgomery County. Pasi eshte marre ne pyetje, Kertusha eshte lene i lire, ndersa te dhenat i jane percjelle nga policia homologeve ne SHBA. Gennaro Fato eshte vrare ne sy te gruas se tij te dyte, qe eshte shqiptare, ne garazhin e shtepise se tyre ne bllokun 3600 te Martins Dairy Circle, ne Olney. Dy persona, qe kane qene te maskuar, e kane sulmuar me thika, duke i shkaktuar vdekjen, ndersa policia heton per nje grabitje apo sulm direkt, per shkaqe qe ende nuk dihen, sepse nga kerkimet nuk eshte gjetur asgje e dyshimte per te kaluaren e Fato-s. Policia tha se ne pyetje jane marre edhe anetare te tjere te familjes, qe kane thene se Kertusha nuk ka kontaktuar me ta qe prej kohes kur eshte larguar. Familja vuri ne dispozicion te informatorit per autoret 25 mije dollare, kurse policia numrin e telefonit 240-773-5070, duke siguruar anonimitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›