E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, 55% e shqiptareve mungese jodi

Rreth 55 per qind e shqiptareve kane mungese te jodit. Studimi me i fundit i UNICEF, ne bashkepunim edhe me Institutin e Shendetit Publik, paraqet shifra alarmante kryesisht te banoret e zonave malore. Nderkohe, e njejta shifer paraqitet edhe te femijet. "Nga studimi qe ne kemi kryer ne bashkepunim me ISHP-ne u verejt se 55 per qind e femijeve kane mungese te jodit. Ndersa 1700 te sapolindur percjellin mungese te jodit qe ne barkun e nenes", eshte shprehur dje perfaqesuesja e UNICEF ne Shqiperi, Carrie Auer. Sipas saj, eshte shume e rendesishme gjetja dhe zbatimi i zgjidhjeve te thjeshta qe ekzistojne edhe jane provuar ne vende te tjera te botes. "Duhet te sigurojme qe popullsia perdor vetem kripe te jodizuar", ka theksuar Auer. Pamjaftueshmeria jodike konsiderohet si nje nga shkaqet me te medha te voneses mentale, ku 13,5 per qind e inteligjences eshte e lidhur me kripen e jonizuar. Ushqimet burimore per jodin, sipas ISHP, jane algat e detit, frutat e detit, peshku, veza, mishi, frutat dhe zarzavatet. Jodi eshte nje oligo element i pranishem ne trupin e njeriut ne sasi te vogel prej rreth 15-25 mg ne te rriturit dhe vetem 0,1 mg ne te porsalindurit. Kur nje shoqeri nuk arrin te siguroje nevojat fiziologjike per jod, ne gjirin e saj zhvillohen pasojat e pakesimit te fertilitetit, shtim te mortalitetit neonatal, zmadhimi i gushes, kretinizmi dhe pakesimi i koeficientit intelektual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›