Xhuveli marreveshje me PNUD per zonat e ndotura
Identifikimi dhe pastrimi i zonave me ndotje te larte mjedisore ka qene thelbi i dy marreveshjeve te nenshkruara dje mes PNUD-i dhe Ministrise se Mjedisit. "Identifikimi dhe vendosja sipas prioriteteve i zonave te nxehta mjedisore ne Shqiperi", eshte njeri prej projekteve qe parashikon identifikimin dhe vleresimin e thelle te zonave te nxehta ne vendin tone dhe hedhjen e tyre ne nje baze te dhenash, ndertimin e kapaciteteve te administrates mjedisore per te monitoruar ne vazhdimesi zonat e nxehta dhe planifikuar masat e nevojshme. Ky projekt financohet nga qeveria e Holandes me nje buxhet prej rreth 1,2 milione USD. Sipas Planit Kombetar per Mbrojtjen e Ambientit per Shqiperine rezulton se gjenden 3100 tone produkte kimike ne sektorin e ekonomise publike dhe 1000 tone pesticide ne sektorin e agrikultures. Pjesa me e madhe e tyre jane stok i paperdorshem dhe paraqesin nivele te ndryshme rreziku per shendetin, ambientin dhe eshte e nevojshme te menaxhohen me efektivitet. Projekti i dyte ka te beje me nje program rajonal, qe mbulon 9 zona te nxehta ne rajon. Zona per t'u rehabilituar ne Shqiperi ndodhet ne stacionin hekurudhor te Bajzes (Komuna Kastrat), afer liqenit te Shkodres, ku jane vendosur deri ne 250 tone pesticide te skaduar dhe substanca kimike industriale. Marreveshjet ne fjale u nenshkruan nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli dhe perfaqesuesja e Programit per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne vendin tone, Norimasa Shimomura.