Veliu, nga Austria në provë te Vllaznia
Shqiptaro-maqedonasi Murat Veliu është shpresa e Vllaznisë për mbrojtjen. Është vetëm 21 vjeç dhe luan si futbollist amator në një nga ligat lokale në Austri, pikërisht në ligën e rajonit Kartner në radhët e ekipit FC Velzeneg. Pozicioni i tij në fushë është mbrojtës që përdor mirë të dyja këmbët dhe duket se për afrimin e tij ka ndërmjetësuar vetë trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, i cili si duket e ka vëzhguar gjatë kohës që jetonte në Austri, para se merrte timonin e kuqebluve. Një nga faktet që e ka detyruar shqiptar-maqedonasin Veliu të marrë rrugën për në Shqipëri, ka të bëjë me falimentimin e klubit të tij për shkak të problemeve financiare. Fillimet e tij në futboll i ka pasur në vitin 2000 te skuadra AKA Austria Karnten. Si fillim, ai do të duhet t‘i nënshtrohet testit nga ana e stafit teknik të Vllaznisë.
A.M
A.M