"Gjyqtarët, gabime në dy javët e fundit"
Gabimet e gjyqtarëve. Pikërisht kjo është kryefjala e çdo diskutimi në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar. Disa vendime jo të sakta të gjyqtarëve u kanë kushtuar shtrenjtë disa skuadrave, të cilat kanë shpërthyer në akuza ndaj FSHF-së. Por në mbrojtje të politikës së institucionit më të lartë të futbollit në vendin tonë, ka dalë shefi i sektorit të gjyqtarëve, Plarent Kotherja, i cili ka hedhur poshtë çdo mundësi për gabime të qëllimshme, duke i konsideruar ato thjesht "njerëzore". "Janë gabime normale, u shpreh dje Kotherja. Probleme ka pasur vetëm në këto dy javë të fundit të Fazës së Parë. Në disa raste ato kanë qenë probleme serioze, ndërsa në disa të tjera jo. Ne jemi munduar që tek arbitrimi në kampionat të përmirësohet dhe të mos ndikohet në rezultatin e ndeshjes, kryesisht për asistentë.
A. M
A. M