Lorik Cana "Bent meriton të jetë në Botëror me Anglinë"
Lorik Cana "sponsorizon" sulmuesin Daren Bent. Kapiteni shqiptar i Sandërlendit ka deklaruar se trajneri Fabio Kapelo duhet t‘i japë një shans shokut të tij të skuadrës dhe ta grumbullojë në radhët e lojtarëve që do të përfaqësojnë Anglinë në Kupën e Botës 2010. 25-vjeçari Bent realizoi golin e fitores 1-0 me Arsenalin, rrjeta e tij e nëntë sezonale (ka shënuar edhe në portat e Çelsit, Junajtid e Liverpulit). Cana tha: "Nuk u çudita kur Darren u thirr në Kombëtare. Anglia nuk ka asnjë sulmues tjetër qendre si Bent, i cili krijon gjithmonë probleme në zonën kundërshtare. Mund të jetë mjaft i rëndësishëm për ‘Tre Luanët‘ në Botërorin 2010, njerëzit duhet të kenë më shumë besim tek ai. Te Sandërlendi të gjithë e njohin kualitetin e Bent, i cili ka arritur të bëjë diferencën në fushë".
e. k.
e. k.