Rama në Kombinat: Vota për PS, votë për të ardhmen
Stacioni i radhës i festës elektorale të socialisteve ka qenë lagja Kombinat në Tiranë. Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar votën për të qeverisur vendin dhe për ti dhënë Tiranës, por dhe gjithë vendit një të ardhme europiane.
TIRANE- Lagja Kombinat ka qenë stacioni i radhës i festës elektorale të socialistëve. Në krye të 32 kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë, Rama ka hyrë në rrugën që të çon në qendër të Kombinatit nën tingujt e këngës së fushatës “Çohu”. Këtu në këtë lagje periferike të Tiranës Rama premtoi shumëfishim të zhvillim të Tiranës dhe tërheqje të të gjithë vendin nga një model europian të zhvillimit.
“Është misioni ynë i përbashkët ta çlirojmë Tiranën nga duart e paafta dhe të papërgjshme të kësaj qeverie që frenon vrapin e saj drej Evropës. Ta çlirojmë Tiranën nga gjuha e baltës dhe e mllefit që derdhet çdo ditë mbi modelin tonë kombëtarë të suksesit”- u shpreh kryesocialisti Rama.
Mes këtij ambienti festiv Rama u drejtua banorëve të mos e çojnë votën dëm, por të votojnë Partinë Socialiste që ofron zgjidhje të reja si për rrethinat dhe qendrat urbane. “Më 28 qershor ndahet e ardhmja nga e shkuara dhe më 28 qershor be sëbashku do të marrim barrën e rëndë të nxjerrjes së Shqipërisë nga tuneli i tranzicionit dhe i korrupsionit dhe ndërtimit të Shqipërisë si të gjithë Evropa. Këtë barrë të rëndë nuk mund ta lini mbi supe individësh e partish të dështuara apo të vogla”- tha Rama.
Ndryshe nga qytetet e tjera Rama ka preferuar ta mbyll takimin elektoral në Kombinat me këngën “Tirona”, e cila siç u shpreh lideri socialist fitorja në Tiranë do të nisë nga Kombinati. (a.r/news24/balkanweb)