Ceka në Gjirokastër, i jepet titulli ‘Qytetar Nderi’
Kreu i Partisë Aleanca Demokratike e ka vijuar turin e tij elektoral në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë këtij takimi Cekës i është dhënë titulli qytetarë nderi në komunën e Antigonesë. Ceka shprehu mirënjohjen duke e quajtur një vlerësim për të.
GJIROKASTËR- Kreu Aleancistë Neritan Ceka, ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Antigonesë. Më pas atij i është dhënë titulli qytetarë nderi i qarkut të Gjirokastrës. “Ky është vlerësimi i parë që marrë si qytetarë nderi i qarkut. Jam shumë i nderuar që e marr këtë çmim në Gjirokastër. Ky nuk është vetëm një vlerësim i asaj që kam bërë por është një detyrm i asaj që do të bëhë për Antigonenë, kam menduar gjithmonë për këtë komunë. Por edhe një premtim tjetër ju jap që së shpejti unë besoj se do të merrni dhe rrugën”- u shpreh kryealeancisti Ceka. (a.r/news24/balkanweb)