E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grobari, tifozët më të mirë në botë

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 12:04

Fadil Vokrri dikur ishte njëri prej futbollistëve më të dashur nga tifozët e Partizanit të Beogradit. Por ish-sulmuesi i bardhezinjve ka pranuar se nuk e ka përcjellë shpesh Partizanin gjatë këtij sezoni, por ka thënë se e njeh mjaft mirë ekipin.

“I njoh futbollistët si dhe punën e trajnerit Stanojeviç, ata janë duke u përgatitur për kualifikim në Ligen e Kampionëve, edhe pse shumëçka do të varet nga shorti, ndërsa përcjell dhe lexoj gjithçka që ndodh në futbollin tuaj”, ka thënë Vokrri për të përditshmen serbe, Blic.

Sipas tij, Partizani ishte dhe mbetet klubi më i madh në ish-Jugosllavi. “Meritat për këtë i takojnë arkitektit Zarko Zeçeviç, më meritori për titujt e shumtë. Jemi larg para Zvezdës, Dinamos dhe Hajdukut”, tha ai.

I pyetur se kënd do ta përshëndeste në Beograd, numri një i futbollit kosovar është përgjigjur. “Tifozët e Partizanit, më të mirët në botë, edhe në ditët e sotme klubi im ka ushtri të tifozëve në Kosovë. Para dy viteve kam qenë me punë në Beograd dhe përderisa ecja rrugëve më njihnin dhe më përshëndetnin kryesisht tifozë të vjetër dhe rinj të partizanit”, përfundoi Vokrri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›