Gropa e “Radanecit” vatër për epidemi sëmundjesh
27/03/2009 Asnjë ndërhyrje nga vendorët
KORÇE- Një gropë e stërmadhe, e mbetur e hapur në lagjen “Radanec”, që tashmë njihet me emrin e kësaj lagjeje, rrezikon të kthehet në një vatër të rrezikshme infeksionesh dhe epidemi sëmundjesh. Për vite me radhë, kjo gropë është kthyer në një vend hedhurinash, mbetjesh e kafshësh të ngordhura apo shiringash të përdorura nga përdoruesit e drogave, nga të cilat kundërmon e shpërndahet një erë e rëndë në gjithë lagjen e “Radanecit”, e më pas në të gjithë qytetin e Korçës. Në këtë gropë, vatër infeksionesh dhe epidemish, jetojnë kryesisht banorë të komunitetit rom dhe egjiptian që më sa duket janë lënë jashtë kujdesit të nevojshëm. Edhe pse faktet flasin për një gropë të tejet të rrezikshme për shëndetin e banorëve, nga ana e bashkisë Korçë nuk është marrë asnjë masë, qoftë për pastrimin e saj, qoftë parandalimin e hedhjes mbeturinave, apo marrjen e masave të tjera. Ditët e ngrohta që po afrojnë do ta kthejnë këtë gropë në një vatër edhe më të padurueshme për vetë banorët, veçanërisht për shëndetin e tyre. Veç sa më sipër, rrezikshmëria e kësaj grope, merr përmasa të tjera, edhe më të frikshme të një epidemie të mundshme, pasi shumë pranë me gropën e plehrave ndodhet edhe kopshti i fëmijëve romë “Lulet e Vogla” dhe shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”. Edhe pse lagjja gjendet në periferi të Korçës, gropa e stërmadhe e mbeturinave ka zënë vend në zemrën e kësaj lagjeje, duke kërcënuar kështu çdo ditë e më tepër jetën e fëmijëve dhe të të rriturve. Zgjidhja e problemit, në lidhje me këtë gropë, ka që premtim i çdo fushate elektorale, por që edhe sot e kësaj dite, gropa vazhdon të jetë njëlloj siç ka qenë që nga zanafilla e saj. Duket se u harrua krejtësisht edhe nga drejtuesit e bashkisë Korçë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo gjendje, banorë të kësaj lagjeje, shprehen se nuk u janë vënë në dispozicion as kontenierë (kazanë) për hedhjen e mbeturinave. Gjithkush prej banorëve (pa përjashtim) shprehet se gjatë stinës së verës e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia, madje nuk u mbetet asnjë mundësi për hapjen e dritareve, pasi erërat e kafshëve të ngordhura dhe mbeturinave të dekompozuara është e tmerrshme. Shqetësimi i mësipërm është bërë prezent ditën e enjte edhe nga zëdhënësi i Partisë Demokratike, Korçë, Gjergji Grabocka, i cili përveçse e konsideroi vatër epidemie të mundshme, në të njëjtën kohë vuri në dukje se nga 6.5 miliardë lekë që janë dhënë nga buxheti i shtetit, 40% e kësaj shume i është akorduar Bashkisë së Korçës, ku kjo e fundit edhe pse me fonde të fuqishme, ka lënë në harresë totale një nga lagjet më të mëdha të Korçës, duke mos marrë masa për zgjidhjen e problemit që kanë këta banorë, në lidhje me këtë gropë, e cila rrezikon të marrë jetën e banorëve. Me këtë rast kujtojmë se jo vetëm nga fëmijët e kopshtit rom, por edhe nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Naim Farshëri”, kanë patur të nevojshme ndihmën mjekësore të spitalit, pasi kanë qenë të prekur nga sëmundje të ndryshme.
V. Hasani