Gropa gjigante ne Shkozet pushteti ende hesht
25/10/2010Asnje reagim dhe pas protestave te banoreve. U hap per pallat u kthye ne pellg te ndotur
DURRES- Asnje pergjigje nuk ka ardhur nga pushteti lokal ne Durres per te zgjidhur mbylljen e gropes se madhe ne lagjen numer 14 ne Shkozet. Banoret tri jave me pare protestuan ne menyre demonstrative per te terhequr vemendjen e bashkise. Kjo e fundit realisht dergoi nje perfaqesues per te pare se per cfare behej fjale dhe me pas nuk reagoi edhe pse gjendja ne ate pjese te lagjes nuk eshte e mire ngaqe gropa eshte shume e madhe dhe perben kercenim per jeten e kalimtareve femijeve por edhe te ndertesave prane.
Rreziku
Familje te shumta ne numer ne lagjen 14 ne Shkozet te Durresit rrezikohen nga gropa e cila qendron e hapur prej disa muajsh. Me nje siperfaqe prej afro 1000 meter katror dhe thellesi 4 metra gropa tashme e mbushur me uje perben nje rrezik serioz per jeten e femijeve te lagjes si dhe sigurine e ndertimeve qe jane rrotull saj. Per shkak te reshjeve te shumta te diteve te fundit uji qe gjendet ne kete grope ka filluar te gerryeje trotuaret dhe rrugen qe gjendet perbri saj duke bere qe perfundimisht lagjja ne fjale te izolohet nga pjesa tjeter e bllokut te pallateve ku gjenden edhe lokalet e sherbimit. Me gjithe kerkesat qe jane bere te pushteti vendor per marrjen e masave tashme prej disa muajsh nuk eshte bere asgje. Shenjat e para te gerryerjes dhe zgjerimit te vatres problematike jane dhene me reshjet e shirave te javes se kaluar por tani situata pritet te nderlikohet edhe me tej.