Prifti: Situata në kontroll, problem Fierza
nertila mahoKESH ka prodhuar 28.8 milion kwh energji në ditë nga hidrocentralet kurse eksporti ka shënuar 12.2 milion kwh, shifër kjo më e larta në gjithë historinë e Korporatës. Nga ana tjetër OSSH importon 7.4 milion kwh në ditë. Deklaratën e ka bërë dje ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti gjatë një konference për shtyp lidhur me situatën aktuale energjetike në vend dhe gjendjen e kaskadës së Drinit. "Situata duket përgjithësisht e kontrolluar. Shqetësimi ynë ka qenë ulja e nivelit në liqenin e Fierzës sepse dëmi më i madh mund të vinte nga një rritje e nivelit të saj në 296 metra që është edhe niveli maksimal i liqenit. Mbi atë ne rrezikojmë deri në një katastrofë kombëtare" theksoi kreu i ministrisë së Energjetikës. Duke ju referuar të dhënave më të fundit ministri dha me detaje nivelet në liqenet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. "Në Fierzë në 24 orët e fundit niveli ka rënë 75 cm, si rezultat i prodhimit maksimal dhe shkarkimit. Sot niveli është 292.27 metra, Komani është në nivelin 174.4 metra. Ky i fundit gjatë natës për shkak të shkarkimeve në Fierzë ka pasur një rritje 90 cm. Vau i Dejës është në nivelin 74.46 dhe ka rënë gjatë orëve të fundit 12 cm. Ulza dhe Shkopeti është 128.10" tha Prifti. Ministri shtoi se dje në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit dhe po bëhet një shfrytëzim maksimal ku po punohet me 4 turbina. Lidhur me dy hidrocentralet e tjera ku kanë vazhduar derdhjet Prifti ka konfirmuar se në Koman po shkarkohet një sasi uji prej 300 m3/s dhe po punohet me 4 turbina kurse në Vaun e Dejës po shkarkohet 600 m3 dhe po punohet me 5 turbina. Ndërkohë që të dhënave të ministrisë i shtohen edhe ato nga KESH. Drejtori Muharrem Stojku tha dje për Panoramën se situatë problematike është paraqitur në Ulzë-Shkopet ku si rezultat i reshjeve është arritur niveli maksimal i liqenit. Në këtë pikë janë marrë masa që të bëhen shkarkime në masën 400 m3/s. Përplasja politikeNë daljen e tij të djeshme ministri Prifti është ndalur edhe në akuzat që i janë bërë nga Partia Socialiste se situata aktuale nxjerr në pah paaftësinë e qeverisë për të parashikuar e parandaluar emergjenca të tilla. Këtyre deklaratave ministri ju përgjigj se "nuk është koha për karagjozllëqe politike por për të ndihmuar së bashku në këtë situatë". Ai vazhdoi se nuk është e nevojshme që opozita të bëjë këto deklarata nga njerëz që nuk e kanë fare idenë e sektorit energjetik. "Më vjen keq njerëz si deputeti Beqja që nuk kanë aspak të bëjnë me energjetikën dhe që gjithë jetën e tyre kanë punuar me software, pensione dhe pensionistë dhe merr përsipër të bëjnë analizë të situatës" u shpreh Prifti. Ai theksoi se gjatë këtyre ditëve në ministri janë thirrur takime e konsultime private me ekspertët më të mirë në vend të energjetikës në mënyrë që të bëhet më e mira e mundshme. Lidhur me importet Prifti u shpreh se ato janë kompetencë e plotë e OSSH që me privatizimin e saj dhe KESH nuk ka të bëjë aspak me këtë pjesë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste dje pas daljes së ministrit të Energjetikës. Në një deklaratë për shtyp PS akuzoi Priftin për fatkeqësinë e familjeve të përmbytura. "Turp për Dritan Priftin, që në harkun kohor të 2 javëve solli shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe përmbytjet për shkak të keq menaxhimit të rezervave hidrike" thuhet në deklaratë. Në fund PS thekson çështjen e importit duke cilësuar si të pavërteta deklaratat e ministrit se "OSSH është përgjegjësja e vetme për importin".situata djeFierzaPrurjet 550 m3/sNiveli i liqenit 292.27 metraNiveli maksimal 296 metraDerdhjet 300 m3/sTurbinat në punë 4 KomaniPrurjet 250 m3/s(anësore)Niveli i liqenit 174.4 metraNiveli maksimal 175 metraDerdhjet 400 m3/sTurbina në punë 4Vau i DejësPrurjet 150 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 74.6 metraNiveli maksimal 76 metraDerdhjet 600 m3/s Turbina në punë 5Ulëz-ShkopetPrurjet 450 m3/s (anësore)Niveli i liqenit 128.10 metraNiveli maksimal 128.10 metraDerdhjet 400 m3/sTurbina në punë (4)(2)Prodhimi 28.8 milion kwhEksporti(dt.4.01.2010) 12.2 milion kwh Konsumi 23.2 milion kwh