Punonjëset e Maternitetit me frikën e pushimit nga puna
02/02/2005 Drejtori Kosova siguron: Asnjë pushim nga puna, por një pjesë do të punoj në Maternitetin e Ri
Rreth 100 punonjës të Maternitetit të Vjetër, që quhet zyrtarisht Materniteti numër një, do të shkojnë në Maternitetin e Ri, megjithatë punonjësit dridhen nga frika e ndonjë pushimi nga puna. Prej dy ditësh që është përhapur mes tyre ky lajm, punonjësit janë duke bërë llogaritë se kujt do t'i bjer lapsi për t'u zhvendosur në Maternitetin e Ri dhe kush do të pushohet nga puna. Ndërkohë drejtori i Maternitetit numër 1, Halim Kosova, thotë se do të ketë vetëm zhvendosje të punonjësve, por askush nuk do të shkojë në shtëpi. "Me zhvendosjen e Maternitetit të Ri në ndërtesën e re, numri i shtretërve dhe kapaciteti i tij u rrit, në këto kushte duhet shtuar dhe numri i personelit, i mjekëve, infermierëve, sanitarëve e deri te kuzhina. Të dy spitalet së bashku, kur kishin një drejtori, kishin 640 punonjës, tani ky personel do të ndahet përgjysmë. Por, asnjë s'do të mbetet pa punë", sqaron drejtori Halim Kosova. Para disa muajve, dy maternitetet u ndanë me vendim të Këshillit të Ministrave, Materniteti i Ri, ose numër dy, tashmë konsiderohet Spital tercial, analog dhe i të njëjtës rëndësie me Maternitetin numër 2. Disa muaj më parë për shkak të uljes së buxhetit u ul numri i punonjësve në Qendrën Spitalore Unviersitare. U pushuan rreth 80 sanitare dhe infermiere. Kjo shkaktoi një reagim të madh mes tyre, duk bërë protesta disa ditë rresht para Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare. Një pjesë e tyre u kthyen në punë, rreth 35 vetë, por të tjerët nuk e patën këtë fat. Pushimi i tyre u justifikua me faktin se vitet e kaluara buxheti nuk vinte me zëra të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, kështu që gjatë ndarjes së pagave dilnin dhe rrogat e këtyre punonjësve, ndërsa për vitin 2004 buxheti ishte i ndarë në zëra dhe këto paga do t'i merrnin specializantët, rrjedhimisht shkurtimi ishte i detyrueshëm. Duket si një rrjedhojë teknik dhe e pakundërshtueshme, fakti i ndarjes së buxhetit, për këtë arsye dhe punonjëset e materniteteve i ka zënë frika, se mos dhe ndarja e personelit mes dy materniteteve do të thotë shkurtim punonjësish.