Grosistët: Shfyqizim vendimit për listën e barnave të rimburësuara nga ISKSH-ja
Shoqata e distributorëve të farmaceutikës kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të këshillit të ministrave të datës 13.5.2009 për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga ISHKSH-ja. Konkretisht në këtë VKM distributorët kërkojnë shfuqizimin e rubrikës “çmimi referencës”. Sipas përfaqësuesit ligjore të kësaj shoqate vendosja e çmimit të këtyre barnave në bazë të mesatares së kursit të gjashtë mujorit, dëmton grosistët e barnave për shkak të luhatjeve të shumta të kursit të këmbimit. Sipas tyre nuk duhet të ketë një vlerë të përcaktuar të çmimit të barnave, por ai duhet të variojë sipas luhatjeve të kursit të këmbimit. Por nga ana tjetër, përfaqësuesit e këshillit të ministrave, ISKSH-së dhe ministrisë së drejtësisë i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë të cilësojë si të pabazë kërkesën e shoqatës së distributorëve të farmaceutikës. Arsye për të cilën gjykata u tërhoq për të shqyrtuar nëse do ta vijojë apo do të mbyll shqyrtimin e këtij procesi.
Konfederata Bashkimit të Sindikatave: abuzimet në sistemin shëndetësor
Konfederata Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë i ka bërë thirrje Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtoreshës së ISKSH-së, Elvana Hana, që të mos lejojnë vazhdimin e korrupsionit në shëndetësi. Ata deklarojnë se në sistemin shëndetësor ka mjaft abuzime, duke nisur që nga kushtet dhe nga cilësia e dobët e barnave. Ata janë shprehur se abuzimet kanë arritur deri aty sa pensionistëve nuk u njihet e drejta për funksionimin e librezës së shëndetit. Sipas tyre, mjekët nuk ua bëjnë fare shërbimet që përfshihen në librezën shëndetësore, por abuzojnë më analiza të rreme.
11 Dhjetor 2009