Grosistët e barnave humbasin betejën ligjore me qeverinë
Gjykata Kushtetuese vendos të rrëzojë kërkesën e tyre për çmimet e barnave
Laureta Rryçi
Grosistët e barnave kanë humbur betejën ligjore me qeverinë. Kërkesa e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar një nga vendimet e qeverisë në lidhje me çmimet e barnave me rimbursim u rrëzua dje. Sipas vendimit të zbardhur nga kjo gjykatë, firmat farmaceutike që sjellin medikamentet në vendin tonë kishin kërkuar që të shfuqizohej lista e barnave të rimbursueshme për vetë faktin se luhatjet e shumta të bursës kanë bërë që ilaçet të bliheshin me çmime më të shtrenjta. Sipas tyre, në listë përcaktohet çmimi i blerjes, që është pikërisht ai i referencës, i cili duhet të jetë ai i përcaktuari, pavarësisht luhatjeve të bursave, qofshin këto ulje apo ngritje.
Kërkesa
Shoqata e Distributorëve të Farmaceutikës kërkuan shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, të datës 13.5.2009 për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga ISHKSH-ja. Konkretisht në këtë VKM distributorët kërkonin shfuqizimin e rubrikës "çmimi reference". Sipas përfaqësuesit ligjor, vendosja e çmimit të këtyre barnave në bazë të mesatares së kursit të gjashtëmujorit, dëmton grosistët e barnave për shkak të luhatjeve të shumta të kursit të këmbimit. "Për shkak të rritjes së euros është rritur edhe çmimi i medikamenteve që ne sjellim në Shqipëri. Por, çmimi i medikamenteve të rimbursuara përcaktohet në kohën kur miratohet kjo listë. Ndërkohë gjatë 6-mujorit të fundit është vërejtur një luhatje e madhe në bursë, e cila është e papërballueshme për ne, ndaj kërkojmë edhe shfuqizim të listës", këto ishin disa nga argumentet e dhëna nga përfaqësues të grosistëve. Sipas tyre nuk duhet të ketë një vlerë të përcaktuar të çmimit të barnave, por, duhet të variojë sipas luhatjeve të kursit të këmbimit. Por, nga ana tjetër përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, ISKSH-së dhe Ministrisë së Drejtësisë e kanë cilësuar si të padrejtë dhe të pabazë, kërkesën e Shoqatës së Distributorëve të Farmaceutikës.
Vendime
Gjykata Kushtetuese, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, ka vendosur me shumicë që të rrëzonte këtë kërkesë. “Gjykata mori paraprakisht në shqyrtim kërkesën për pezullimin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.521, datë 13.05.2009, në pjesën e aktit objekt shfuqizimi në këtë kërkesë (rubrika “çmimi referencë” i listës së barnave të rimbursuara). Në kuptim të nenit 45 të Ligjit Nr.8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, u vendos rrëzimi i kërkesës. Gjykata nuk gjeti argumente bindëse për mundësinë e cenimit të interesave shtetërore, shoqërore ose të individëve, si rrjedhojë e zbatimit të menjëhershëm të këtij vendimi”, - thuhet në vendimin e zbardhur të Gjykatës. Ndërsa për kërkesën e dytë gjykata ka argumentuar: “Gjykata konstaton se mënyra e përgatitjes së kësaj liste si dhe formula se si do të llogariten çmimet në këtë listë përcaktohen në ligjin për barnat dhe në Vendimin e KM-së Nr. 504, datë 8.08.2007 ‘Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit të çmimit të barnave’ dhe Vendimin e KM-së Nr.56, datë 28.01.2005 ‘Për përcaktimin e marzheve të fabrikimit dhe të tregtimit të barnave. Komisioni i Çmimit të Barnave i Ministrisë së Shëndetësisë miraton çdo vit kalendarik çmimet maksimale CIF (në euro ose dollarë) për barnat e importit dhe çmimet e fabrikimit (në lekë) për barnat e prodhuara në vend”.
1 Qershor 2010