Grosrik: “Dita e zgjedhjeve e qetë, probleme me votimin familjar dhe bojën”
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Kryekordinatori
Zgjedhjet e 28 Qershorit për deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë shënuan arritje të prekshme për Shqipërinë, por, ende nuk janë plotësuar standardet e vëna nga organizmat ndërkombëtarë. Kjo deklaratë është bërë nga zëvendëspresident i OSBE-së, Vofgang Grosrik, i cili ka lexuar deklaratën në emër të të gjitha misioneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nga Këshilli i Evropës, NATO dhe OSBE për mes ODIHR-it. Ndërkombëtarët vlerësuan gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të pranuar vëzhguesit e huaj duke u krijuar atyre edhe një akses të plotë duke shtuar se u konstatua edhe mikpritje nga shqiptarët. Më tej kanë ardhur dhe pikat e tjera të konstatimeve. “Dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe pa incidente”, thuhet në raport. “Në përgjithësi, vëzhguesit tanë e konsideruan procesin e votimit të qetë, në shumicën e qendrave të votimit ku ata shkuan”. “Megjithatë, ata konstatuan probleme si hapja me vonesë e disa qendrave të votimit, votimi familjar dhe boja që fshihej shpejt”, - vijon raporti. Më tej, raporti vlerëson se procesi i mbledhjes dhe transportimit të kutive të votimit ishte i rregullt dhe pa probleme. “Vlerësimi përfundimtar do të varet nga ecuria e fazave të tjera të procesit zgjedhor që ne po i vëzhgojmë me kujdes”, - deklaroi z. Grosrik në deklaratën e tij për raportin. Koordinatori special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, Volfang Grosruk, vlerësoi se dita e zgjedhjeve përgjithësisht shkoi e qetë dhe paqësore pa incidente. "Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan pozitiv në shumicën e qendrave. U konstatuan shkelje, si hapja me vonesë e qendrave të votimit, vështirësisë për bojën dhe votim familjar",- vërejti Grosruk, ndërsa shtoi se raportin përfundimtar OSBE/ODIHR do ta japë pasi të ketë vëzhguar procesin e numërimit, që është në vazhdim e sipër. "Ende herët për të dhënë vlerësim përfundimtar, pasi numërimi i votave dhe rezultatet janë në proces e sipër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga fazat që janë në proces", - deklaroi Grosruk. Grosruk vlerësoi se Shqipëria është maturuar, ka bërë progres, por ka ende standarde që duhen arrirë që Shqipëria të ketë progres. “Shqipëria është maturuar, ka bërë progres të dukshëm, por ka një sërë çështjesh që duhen trajtuar. Duhet të themi që Shqipëria është në rrugën e duhur. Të gjitha çështjet që ne kemi nxjerrë në listën tonë qofshin madhore apo jo, duhen patjetër që të zgjidhen që Shqipëria të ketë progres”,- nënvizoi koordinatori i vëzhguesve. Grosruk vëren si shkelje të standardeve përdorimin e punonjësve të administratës publike për fushatë zgjedhore si dhe vuri në dukje gjuhën e ashpër të pëdorur nga politikanët. ”Ka pasur presion ndaj punonjësve të sektorit publik gjatë zgjedhjeve. Kjo tregon mungesën e kulturës dhe dëmton klimën politike. Politikanët duhet të punojnë shumë që fokusi duhet të jetë aty ku është vërtet, në luftën për të përmirësuar jetën e shqiptarëve. Fushata parazgjedhore ishte aktive dhe e gjallë, e qetë, por me disa incidente dhune dhe me një gjuhë të ashpër”, - ka vijuar në deklaratën e tij zëvendëspresidenti i OSBE-së, Vofgang Grosrik. Përfaqësuesit e katër organizmave ndërkombëtare, OSBE, ODIHR NATO e KE, kanë dalë dje në mesditë në një konferencë të përbashkët për të dhënë raportin paprak mbi zgjedhjet e së dielës, të cilat konsiderohen si test i Shqipërisë për Bashkimin Evropian. Me ton të ashpër, të butë, kritik apo qortues, koordinatori special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, Volfang Grosruk, ambasadorja e ODIHR, Audrey Glover, Kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s, Bruce George, drejtuesja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Corien Jonker, ishin të përbashkët në një qendrim: "Ka përparime, por nuk janë arritur ende standardet".
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009