Uidhers: “Raporti i mirëmenduar, standardet të plotësohen në të ardhmen”
Autori i Lajmit: red.
Raporti
Arritjet dhe kritikat e raportit të Misionit Ndërkombëtar për Monitorimin e Zgjedhjeve i ka mbështetur edhe ambasadori amerikan i akredituar në vendin tonë, Xhon Uidhers. Sipas deklaratës së tij, ambasadori qëndron në krah të raportit të Misionit Ndërkombëtar që i karakterizonte këto zgjedhje si përmirësim krahasuar me praktika të mëparshme, por edhe shpreh shqetësim në lidhje me mangësi. Sipas tij, “Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Zgjedhjeve ka prodhuar një raport paraprak të mirëmenduar dhe objektiv që i karakterizon këto zgjedhje si përmirësim krahasuar me praktika të mëparshme, por që edhe shpreh shqetësim në lidhje me mangësi që mbeten në proces”. Uidhers gjithashtu ka përgëzuar edhe qytetarët shqiptarë për pjesëmarrjen e lartë në votime dhe maturinë e treguar duke shmangur incidentet gjatë procesit të votimit.
Deklarata
Në deklaratën për shtyp të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Uidhers citohet të jetë shprehur: “Jam në një mendje me këto gjetje dhe nxis autoritetet shqiptare të ndërtojnë mbi suksesin e djeshëm për të përmbushur standarde më të larta dhe më kërkuese ndërkombëtare në votime të ardhshme”. Ambasadori, i cili luajti njëkohësisht dhe rolin e një vëzhguesi në procesin e votimit të 28 Qershorit vlerëson se zgjedhjet në përgjithësi ishin të miradministruara dhe të qeta dhe kujton se vëmendja e ndërkombëtarëve tani është te procesi i numërimit dhe i zyrtarizimit të votave. “Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar popullin shqiptar për zgjedhjet e djeshme parlamentare dhe të ofroj vlerësimin për zgjedhjet që, në përgjithësi, ishin të miradministruara dhe të qeta. Tani presim përfundimin e numërimit të votave si dhe zyrtarizimin e rezultateve në një mënyrë po kaq të rregullt”, - thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë me email. Në fund ambasadori Uidhers përgëzon popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë dhe bëri urimet e tij më të mira për të ardhmen.
Procesi i numërimit
"Tani po presim përfundimin e numërimit të votave, si dhe zyrtarizimin e rezultateve në një mënyrë po kaq të rregullt",- thotë Uidhers në një deklaratë për mediat. Ai ka përgëzuar për arritjet dhe përmirësimet e vërejtura në këto zgjedhje dhe ka kërkuar që autoritetet shqiptare të bëjnë një punë shumë herë më të mirë për të arritur plotësimin e standardeve në të ardhmen. Uidhers ka pohuar se është në dorë të shqiptarëve dhe autoriteteve plotësimi i standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian në zgjedhjet e ardhshme.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009