E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn e Solana: “Zgjedhjet, të qeta, duhet mbajtur qëndrim për të ardhmen”

Autori i Lajmit: red.
Oli Rehn dhe Havier Solana ka reaguar për rezultatet e raportit paraprak për zgjedhjet e së dielës. “Përmirësimet e nënvizuara edhe në konkluzionet paraprake të OSBE-ODIHIR, ku nënvizohen përparime konkrete në disa fusha, janë eklipsuar nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, si dhe dhuna e vënë re gjatë fushatës zgjedhore”. Kështu nis deklarata e djeshme e Komisionerit Evropian për zgjerimin e BE-së, Oli Rehn, mbi zgjedhjet në Shqipëri. Në këtë deklaratë vlerësohet veç të tjerash edhe fakti se dita e zgjedhjeve ishte në përgjithësi e qetë dhe paqësore. Bashkimi Evropian vë në dukje disa përmirësime të lehta për sa i përket procesit të votimit, ndërsa konstaton se janë vënë re shkelje procedurale. Rehn, mbështet raportin e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE-ODIHR, ku vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para numërimit të votave dhe para nxjerrjes së rezultateve. Për Bashkimin Evropian, ky proces zgjedhor nxjerr në pah qartësisht nevojën që lidershipi politik shqiptar i të gjitha kaheve politike, duhet të punojë shumë, në mënyrë që në të ardhmen zgjedhjet të jenë në përputhje të plotë me standardet e ndërkombëtare dhe të gëzojë besueshmëri të lartë të zgjedhësve shqiptarë, - përfundon deklarata e Komisionit Evropian për Zgjerim, Oli Rehn, mbi zgjedhjet në Shqipëri. Edhe Solana ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me rezultatet e pasqyruara nga ky raport.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›