ODIHR: “Përmirësime në procesin zgjedhor, por shkeljet vazhdojnë”
Autori i Lajmit: red.
Përfaqësuesit e katër organizmave ndërkombëtare OSBE, ODIHR, NATO e KE, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për të dhënë raportin paprak mbi zgjedhjet e së dielës, të cilat konsiderohen si test i Shqipërisë për Bashkimin Evropian. Me ton të ashpër, të butë, kritik apo qortues Koordinatori special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, Volfang Grosruk, ambasadorja e ODIHR, Audrey Glover, Kryetari i Asamblese parlamentare te NATO-s, Bruce George dhe drejtuesja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Corien Jonker, ishin të përbashkët në një qëndrim: "Ka përparime, por nuk janë arritur ende standardet". Në një deklaratë të përbashkët, Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve doli në përfundimin se procesi zgjedhor në Shqipëri demonstroi përmirësime, por gjithashtu konstatoi se shkeljet vazhdojnë. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket futjes së procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, si dhe miratimit të një kuadri të përmirësuar ligjor. Vëzhguesit theksuan, gjithashtu, se këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe shkeljet e vërejtuara gjatë fushatës, të cilat e dobësoi besimin e publikut tek procesi zgjedhor. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore dhe atmosfera u përmirësua. Vëzhguesit e vlerësuan procesin e votimit pak më pozitiv sesa ai i zgjedhjeve të kaluara, por vërejtën shkelje procedurale të lidhura vecanërisht me të shënjimit me bojë dhe votimin e përhapur familjar. Misioni tha se ishte shumë herët për të bërë një vlerësim përfundimtar, pasi numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk kanë përfunduar ende. Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve do të varet, në mënyrë të ndjeshme nga ecuria e fazave të fundit të procesit zgjedhor, në mënyrë të veçantë nga numërimi i votave, mbledhja e rezultateve, si edhe puna për i ankesave të mundshme pas ditës së zgjedhjeve. Pothuajse tetë javë pas mbylljes së procesit, OSBE/ODIHR do të nxjerrë një raport të plotë përfundimtar, ku do të përfshihen edhe rekomandime për përmirësime të mundshme. Asambleja e OSBE-së do të paraqesë raportin e saj në seancën e verës në Vilnius më 1 korrik 2009. Ndërsa përfaqësuesit e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së do të japin raportin e tyre në seancën parlamentare të Asamblesë në shtator/tetor 2009.
Konkluzionet
Zgjedhjet parlamentare të datës 28 qershor në Shqipëri shënuan progres të prekshëm për sa i përket kuadrit ligjor, i cili u miratua në mënyrë konsensuale nga të dyja partitë kryesore, dhe procesit të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, një proces që më parë kishte qenë burim polemikash. Këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit nga partitë politike, si edhe nga shkeljet që u vëzhguan gjatë fushatës zgjedhore, elementë këto që zbehën besimin e publikut në procesin zgjedhor. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore, dhe atmosfera ishte e përmirësuar. Procesi i votimit u vlerësua si pak më shumë pozitiv se në zgjedhjet
e tjera, megjithëse u vëzhguan një sërë shkeljesh procedurale. Gjithsej, u shpërndanë 1.321.376 karta identiteti, dhënë edhe zgjedhësve pa pasaportë, kjo e fundit ishte edhe mënyra tjetër e vetme për identifikimin e zgjedhësve. Rreth 81.000 karta identiteti mbetën të patërhequra deri ditën e zgjedhjeve. Megjithatë, nisja me vonesë e shpërndarjes
së kartave të identitetit, mungesa e kapaciteteve administrative dhe të metat teknike kontribuuan që kjo çështje të bëhej një nga çështjet më të kontestuara të këtyre zgjedhjeve. Ka pasur raste ku aktivistët e PD-së kanë ndërhyrë në mënyrë të panevojshme. Partitë opozitare, në veçanti Partia Socialiste (PS), pretenduan se procesi ishte kompromentuar nga manipulimet me motivime politike, shpesh pa i konkretizuar akuzat e tyre; në disa raste këto aludime dukeshin të pabazuara. Lipsen përmirësime të tjera në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës. Fushata zgjedhore u zhvillua në një klimë politike tepër të politizuar, dhe si në zgjedhjet e mëparshme, u karakterizua nga një numër i madh aludimesh kundër partive në pushtet për shkelje zgjedhore. Në përgjithësi, klima e zgjedhjeve ishte e qetë me disa raste dhune dhe me përdorim të herëpashershëm të një gjuhe të ashpër. Pati një sërë aludimesh presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe studentëve që të merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së, apo që të shmangnin aktivitetet e opozitës. Disa prej tyre ishin aludime me baza. Veprimi i lartpërmendur do të binte ndesh me paragrafin 7.7 të Dokumentit të OSBE-së të Kopenhagenit të vitit 1990. Në mënyrë të përsëritshme qeveria përdori aktivitetet zyrtare për fushatë partiake, ashtu si bëri edhe Kryetari i PS-së, edhe pse në një masë më të vogël. Pati aludime keqpërdorimi të burimeve administrative nga PD në pushtet, disa prej të cilave u vërtetuan. Kjo bie ndesh me Kodin Zgjedhor dhe shkel paragrafin 5.4 të Dokumentit të OSBE-së së Kopenhagenit nxjerrë në vitin 1990, i cili flet për një ndarje të qartë mes partive politike dhe shtetit.
Qëndrimi pozitiv/negativ
•Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) administroi përgatitjet teknike të zgjedhjeve në
mënyrë profesionale dhe përgjithësisht brenda afateve kohore ligjore.
•Procesi i regjistrimit të listave të kandidatëve të partive politike, si edhe regjistrimi i një
kandidati të pavarur, u kryen në mënyrë gjithëpërfshirëse.
•Zgjedhësve iu ofrua një gamë e gjerë këndvështrimesh në sajë të numrit të madh të
transmetuesve dhe medias së shkruar, të cilat u dhanë partive politike hapësirë për të përcjellin mesazhin e tyre. Transmetuesi shtetëror i përmbushi detyrimet ligjore dhe u kushtoi kohë falas të gjitha partive politike.
•Kolegji Zgjedhor i shqyrtoi në mënyrë të paanshme ankimet gjatë periudhës parazgjedhore, duke u dhënë atyre zgjidhje efikase në kohë.
•Për herë të parë, dispozitat e reja ligjore përcaktojnë kuota për prezantimin e grave si kandidate dhe anëtare të komisioneve zgjedhore të nivelit të mesëm.
•Në zgjedhje morën pjesë një numër partish që përfaqësonin pakicat kombëtare. Këto parti u përfaqësuan në shumicën e koalicioneve zgjedhore.
•Funksionimi i KQZ-së në mënyrë të hapur, si edhe akreditimi i një numri të madh
vëzhguesish vendorë, përfshirë vëzhguesit e partive, rriti nivelin e transparencës në këto zgjedhje. U konstatuan edhe këto çështje shqetësuese:
•Anëtarët e KQZ-së mbajtën qëndrime të ndryshme për shumicën e çështjeve të
kontestueshme. Në të shpesh u votua në bazë të përkatësisë partiake. Përfaqësuesit e dy
partive kryesore në KQZ bënë shpesh deklarata politike që e rritën tensionin.
•Mosdorëzimi i informacionit të duhur për përgatitjen logjistike, si edhe moscaktimi i
anëtarëve të komisioneve të nivelit më të ulët brenda afateve ligjore ndikuan në mënyrë negative në punën e KQZ-së. Kjo gjë çoi jo vetëm në ngritjen me vonesë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe të Komisioneve të Qendrave të Votimit, por edhe në probleme për t i trajnuar të gjithë anëtarët e komisioneve.
•Pati polemika pasi shumë njësi të qeverisjes vendore ose nuk caktuan hapësira publike për afishimin e posterave të fushatës, ose nuk i informuan partitë se ku gjendeshin ato.
•Ministria e Brendshme shpesh nxori shifra në dukje kontradiktore për ecurinë e procesit të aplikimit për kartat e identitetit, gjë e cila e uli besimin e publikut në saktësinë e informacionit të dhënë nga qeveria duke nxitur aludimet.
•Transmetuesit që u monitoruan ishin të njëanshëm në pasqyrimin e partive kryesore dhe dhanë një pasqyrim të kufizuar të konkurrentëve të tjerë. Shumicës së organeve të medias, në mënyrë të veçantë transmetuesve televizivë, u mungoi pavarësia editoriale, si edhe transparenca në lidhje me pronësinë e tyre.
• Disa herë Bordi Monitorues i Medias (BMM) dha vlerësime që treguan mungesën e
pavarësisë dhe përdori një metodologji të pamjaftueshme për të kryer detyrat e saj, ashtu siç parashikohen në Kodin Zgjedhor. Në përgjithësi, BMM-ja nuk propozoi masa
kompensuese, të cilat do t u jepnin partive “më të vogla” atë kohë transmetimi që u përket sipas Kodit Zgjedhor.
•Boshllëqe në dispozitat ligjore për të siguruar përfaqësimin e grave si kandidate krijuan mundësi për ta anashkaluar qëllimin, duke e ulur ndikimin e dispozitave.
•Shqetësim serioz ishte mungesa e transparencës për financimin e fushatës zgjedhore.
Në përgjithësi, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe paqësore, pa raste dhune apo incidentesh të mëdha, edhe pse tensioni ishte i ndjeshëm në raste të izoluara. Vëzhguesit e MNVZ-së e vlerësuan procesin e votimit si pozitiv në shumicën dërrmuese të qendrave të votimit që u vizituan. Megjithatë, ata konstatuan shkelje procedurale, përfshirë procedurat e bojës, votimin familjar shumë të përhapur, si edhe hapjen me vonesë të qendrave të votimit. Mbyllja e qendrave të votimit dhe marrja e materialeve zgjedhore në qendrat e numërimit të votave u vlerësuan përgjithësisht në mënyrë pozitive. Është ende herët për të dhënë vlerësim për numërimin e votave, pasi ky proces është ende në vazhdim.
Klima zgjedhore
Zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar. Shumë nga partitë e opozitës shprehën mosbesim të thellë ndaj autoriteteve shtetërore dhe administratës zgjedhore. Partitë e vogla shprehën shpesh pakënaqësi ndaj Kodit Zgjedhor, për shkak të dhënies së një roli dominues PD-së dhe PS-së në administrimin e zgjedhjeve. Gjatë fushatës pati shumë debate në lidhje me shpërndarjen e kartave të identitetit, ku përfshihen edhe pretendime se zgjedhjet do të ishin të pavlefshme nëse një numër i konsiderueshëm zgjedhësish do të mbetej pa kartë identiteti, pra pa pasur mundësi për të votuar, si dhe akuza që Qeveria ka dhënë shifra të rreme për shpërndarjen e kartave të identitetit. Fushata zgjedhore filloi më 28 maj. Në përgjithësi atmosfera zgjedhore ishte e qetë, pavarësisht disa incidenteve të dhunshme, sidomos në qarkun e Korçës. Të gjitha partitë mundën të bënin fushatë nëpër të gjithë vendin. Politikanët më të rëndësishëm politikë kanë udhëtuar shumë duke mbajtur mitingje nëpër të gjithë vendin. Zyra lokale zgjedhore u hapën në të gjithë vendin, megjithëse zhvillimi i fushatës ishte i kufizuar në disa zona. PD-ja dhe PS-ja kanë bërë fushatat më të mëdha. Në disa raste, gjatë fushatës ka pasur përdorim të akuzave dhe fjalëve të ashpra ndaj kundërshtarëve. 4 incidente të tjera të dhunshme u raportuan te vëzhguesit afatgjatë e OSBE/ODIHR-it në Dibër, Lezhë dhe
Vlorë. PD-ja dhe PS-ja ngritën pretendime për korrupsion kundër kryetarëve të njëra-tjetrës. Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it i kanë ardhur shumë pretendime për presion nga shumë qarqe, ku përfshihen kërcënime ndaj punonjësve të sektorit publik se do të hiqeshin nga puna, nëse nuk merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së ose nëse shkonin te aktivitetet e opozitës. Veprime të tilla bien në kundërshtim me paragrafin 7.7 të të Dokumentit të Kopenhagenit për OSBE-në. Disa nga këto pretendime u cilësuan si të besueshme, për shembull:
•Punonjësve të bashkisë së Peqinit (qarku i Elbasanit) u është kërkuar nga drejtuesit e tyre të marrin pjesë në një miting të PD-së me 9 qershor.
•Në një shkollë në qarkun e Tiranës, drejtori i shkollës ka kërcënuar se mësuesit do të hiqeshin nga puna, nëse nuk votonin për PD-në. Ai u kërkoi mësuesve të fotografonin fletët e tyre të votimit.
•Në qarkun e Fierit, një punonjës i sektorit publik që mori pjesë në një aktivitet me një zyrtar të lartë të PS-së u kërcënua se do të hiqej nga puna.
•Një punonjës i sektorit publik në Kavajë (qarku i Tiranës) u paralajmërua se vendi i tij i punës do të rrezikohej nëse ai do të përfshihej shumë hapur me Partinë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut.
•Studentëve të universitetit u është bërë presion se do të ngelnin në provime nëse nuk merrnin pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së. Qeveria ka përdorur aktivitetet zyrtare për qëllime fushate në mënyrë të përsëritshme, duke zbehur dallimin mes aktiviteteve shtetërore dhe atyre të fushatës, gjë që është në kundërshtim me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së.
Pjesëmarrja e grave
Roli i grave në jetën politike shqiptare mbetet i kufizuar. Nga 140 deputetët e Parlamentit që po i mbaron mandati, vetëm dhjetë ishin gra (7%), përfshirë edhe Kryetaren e Parlamentit. Për këto zgjedhje, 61% e listave u miratuan pa mundësinë e 30 përqindëshit, 19% u miratuan pa mundësinë e tri vendeve të para, ndërsa 43% i përmbushën të dyja kriteret. Listat e tri zonave u regjistruan pa përmbushur asnjërin nga kriteret. Kodi përmban gjithashtu dispozita që sigurojnë si pjesëmarrjen e grave, ashtu edhe të burrave në KZAZ. Kushti që çdo gjini të përfaqësohet me të paktën 30% të komisionerëve të emëruar në rang vendi nga partitë më të mëdha të shumicës parlamentare dhe opozitës nuk u respektua nga PS-ja deri më 18 qershor. KQZ-ja informoi Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it se i pranoi fillimisht anëtarët e emëruar pavarësisht nga ky fakt, për shkak të afatit për ngritjen e KZAZ-ve.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009