Ristani: “Numërimi, probleme me komisionerët”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, ka deklaruar se në procesin e numërimit të votave në zona të ndryshme të vendit janë konstatuar disa probleme të vogla. Sipas kreut të KQZ-së, bëhet fjalë për komisionerë të patrajnuar të partive të ndryshme që janë detyruar të lënë detyrën. “U krijuan disa problematika, edhe për shkak të komisionerëve të patrajnuar që janë tërhequr nga numërimi. Kjo ka ndikuar në procesin tonë që kishte nisur mirë”,- ka thënë Ristani. Gjithsesi, Ristani ka nënvizuar se procesi i numërimit në përgjithësi po ecën mirë dhe nën ndjekjen me vëmendje të KQZ-së përmes pamjeve on-line, të ofruara nga kamerat. “Megjithatë, procesi po ecën qetë dhe teknologjia ka dhënë rezultatet e saj. Jemi duke regjistruar problematika, por po ndjekim nga afër gjithçka që ndodh në vendet e numërimit të votave dhe po bëhemi gati të ndërhyjmë”,- ka theksuar Ristani. Lidhur me vlerësimin e OSBE/ODIHR-it, Ristani ka shtuar se faktori ndërkombëtar do ta vlerësojë punën e KQZ-së.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009